Thursday, April 2, 2020

Pse cdo femer duhet te jete materialiste

Per nje arsye ose nje tjeter, shoqeria gjithmone perpiqet t'i mesoje vajzave qe kur jane te vogla qe te "martohen per dashuri", "te gjejne princin e kalter", dhe mos te behen "femra materialiste". Pyetja ime eshte: pse jo?

Per mendimin tim, cilesia me joshese tek nje mashkull eshte suksesi - suksesi sjell pasurine. Ato zakonisht shkojne dora-dores me njera-tjetren. Nuk ka gje qe me shkref me shume menderisht sesa nje mashkull dembel, jo ambicioz, pa shkollim dhe qe jeton ne moshen 37 vjece me nenen e tij.

Filmat vizatimore i kane bere lavazh truri femijeve tane me shprehje te tipit "ndiq zemren", e te tjera te ngjashme me kete. Por, e verteta eshte qe dashuria nuk i lan faturat e ujit dhe dritave e as qirane ne fund te muajit. Keshtu qe, merrni vendime me arsye e jo me zemer. 

Merrni rastin e mikeshes time. E ema e ka mesuar ate qe te vogel qe te mos jete paragjykuese dhe te jete sa me tolerante. Tani, shoqja ime e dashur eshte 33 vjece dhe jeton ne nje shtepi me dike qe nuk ka patur njehere nje pune te qendrueshme gjate gjithe jetes se tij dhe qe e ka me shume mendjen te postoje video nga youtube ne facebook, sesa te punoje per te bere para per veten e tij. Edhe kete punen part-time qe ben e ka sepse shoqja ime e ka shtyre shume ta bente. Dhe ajo e pranon kete gje sepse eshte e dashuruar me te. Ja pse njerezit divorcohen sot dhe ja pse shkalla e divorceve sot eshte rreth 50%. Keshtu qe, behuni pak paragjykuese goca! Sidomos ne takimet e para. 

Jam e sigurte qe grupi i feministeve me siguri do ngrihen tani e do fillojne te bejne moral mbi pavaresine ekonomike nga nje mashkull e blah-blah-blah, por mua me pelqen t'i bie shkurt jetes. Plus dashuria vjen nje dite qe bajatet dhe atyre qe gjykojne martesat me arsye e bejne pyetjen: "Po ne rast se atij i iken e gjithe pasuria, cfare do besh ti?", une kam nje pyetje tjeter: "Po ata qe jane martuar me dashuri e u zhduket nje dite dashuria, cfare do bejne?".

Kur une intervistoj...... Me falni, kur une dal ne takim me nje mashkull dhe po flas me te, une nuk ia jap kurre mundesine e nje takimi te dyte nje mashkulli, nese ai nuk ka disa qellime apo objektiva te qarta ne koke per te ardhmen dhe nuk dua t'ia di sa i bukur, seksi apo terheqes eshte ai. 

Nje mashkull i bukur eshte thjesht per disa vite. Me vone ai behet i shendoshe, tullac dhe i shemtuar si burrat e te gjithave kur shkojne 50 vjec. Keshtu qe, fokusohu ne panoramen e gjere. Nese qe ne takimin e pare kupton qe nje mashkull eshte nje deshtak, duhet automatikisht ta skualifikosh nga lista jote e dashnoreve te mundshem. Profesione si: "muzikant", "artist", "shkrimtar" (vetem ne rast se punon si nje gazetar ne nje media serioze), ose "freelancer" = Veri vizen!

Te zbulosh qe nje mashkull eshte i papune ose me nje rroge te ulet fare, duhet menaxhuar si nje rast ku zbulon qe nje mashkull ka herpes. Jepi doren dhe vazhdo jeten tende. Ndaj mjaft i poshteruat shoqet tuaja me terma si "materialiste", etj etj, sepse ato thjesht jane vajza e gra te zgjuara qe po investojne per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre. Kush do te donte te kishte nje jete te mire e te mos vuante financiarisht? Une njehere, po. Une nuk dua qe nje dite t'i them femijes tim qe sot, s'te bleme dot nje x embelsire se babi e merr rrogen javes tjeter. 

Tani... nese ti deshiron te martohesh me dike vetem sepse ai ka leke, por qe nuk ta ndjen fare, kjo eshte gje tjeter dhe per mendimin tim eshte dicka e shemtuar dhe s'eshte ajo qe une po perpiqem te promovoj. Ajo qe une dua te them eshte qe, nje vajze apo grua nuk duhet t'ia jape mundesine nje mashkulli vetem sepse asaj ia ndjen per te, kur ky mashkull nuk ka asgje ne terezi nga ana ekonomike, kur nuk punon fort, etj, per nje te ardhme me te mire. Dashuria eshte gje e mire, por ne martese nuk mjafton dashuria. Mos harroni qe, dashuria eshte e shkurter e martesa eshte e gjate. 

Nga ana tjeter nje grua, nuk duhet ne mendimin tim, kurresesi, qe per para te duroje fyerje e perbuzje nga nje mashkull. Respekti per veten duhet te jete i pari. Dhe kur them respekt per veten, ketu dua te fus nje grua qe gjen nje burre qe e trajton ashtu sic duhet dhe qe nuk eshte ajo qe hap deren e makines per nje mashkull. 

Mos u fokusoni shume tek pamja e jashtme dhe si eshte ai ne shtrat. Zgjidh me zgjuarsi, sepse nje dite ju do jeni te plakur e te trashur me njeri-tjetrin dhe me femije. Ti mund te kesh seksin me te papare ne bote me te, por nese ne fund te dites, nuk keni miqesine me njeri tjetrin, ju nuk keni asgje.

Keshtu qe, NGRIJINI STANDARDET GOCA! Dembellleku eshte i pajustifikueshem dhe nuk ka asgje me terheqese sesa nje mashkull i pavarur, i suksesshem dhe me vetebesim, e qe mund te kujdeset per ty gjate gjithe jetes. 

1 comment:

  1. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË