Wednesday, June 6, 2018

Çfare tregon koha e kthimit te pergjigjeve te tij ne sms per ju

Mjaft hengre thonjte, po lexo kete. 

Nese ti nuk e ke stresuar ndonjehere keq fare veten se pse djali qe ti ke qejf nuk po te kthen pergjigje (edhe pse s'eshte ne orar pune), atehere une te perkulem. Per ne te tjerat qe na iken truri, ja cfare tregon koha e voneses se pergjigjeve te tij: 

1- Nese ai ju kthen pergjigje menjehere. 
Pergjigja me e kuptueshme ketu eshte qe ai te ka shume qejf dhe per te je me rendesi. Por, ekziston dhe mundesia qe ai eshte i papune ose i lire e s'ka me cfare te shtyje kohen. 

2- Nese ai ju kthen pergjigje brenda disa minutash. 
Kjo lloj vonese eshte tipike e personave qe e kane qejf dike, por qe njekohesisht jane te zene duke u marre dhe me dicka tjeter nderkohe qe flasin me te. Por, gjithashtu ekziston dhe mundesia qe ai te jete duke ndenjur kot me telefon ne dore dhe po ua vonon qellimisht pergjigjet sepse s'do te duket shume i interesuar. ;-) 

3- Nese ai ju pergjigjet pas nje ore. 
Prape jemi ne fazen e normalitetit dhe s'ka asgje per t'u shqetesuar. Kjo eshte koha e pergjigjes per ata qe kane interes ndaj jush, por ose jane te zene me dicka, ose jane te lodhur e s'kane nerva per muhabet ne ate moment qe i shkruani. Gjithsesi, mos u shqetesoni, ky interval kohe eshte mese normal. 

4- Kur ai njehere te pergjigjet shume shpejt e here te tjera pas shume oresh. 
Kjo gje vertet ta shpif e te ben te ndihesh vertet keq, e di. Ka meshkuj qe pasi te kthejne pergjigje pas shume oresh, te shkruajne nje justifikim, si per shembull: "Me fal, por isha ne nje ndeshje futbolli me shoket. C'po ben?", por kur ai nuk e justifikon vonesen e tij, atehere shanset jane qe, ai ose del per kafe dhe me nja 10 te tjera, ose thjesht, s'iu ka dhe aq qejf, ose-ose ju i keni shkruar ndonje roman ku dukeni shume e dashuruar dhe e ngjitur. 

5- Kur ai ju kthen pergjigje diten tjeter. 
Nje pergjigje pas nje dite eshte paksa e cuditshme, por prape une s'do alarmohesha (mjafton mos te behet rruge). Ndonjehere njerezit jane super te zene dhe harrojne t'iu kthejne, ose u ndodhin aksidente. Ndodh. Mos u alarmoni, por filloni dhe ju t'ia vononi pak pergjigjet e sigurohuni qe kur ai t'iu shkruaje, mos t'i ktheni pergjigje menjehere, se do dukeshit sikur po prisnit ulur me telefon ne dore sms e tij, gje qe mund edhe te jete e vertete, por ai s'ka pse e merr vesh. 

6- Kur ai ju kthen pergjigje pas ca ditesh.                                                                                                                                                            Kjo eshte goxha e cuditshme, sepse jetojme ne nje epoke ku njerezit e hapin telefonin e tyre minimumi 1 here ne 2-3 ore. Keshtu qe, ai ose mendon se iu ka ne xhep dhe se ju do jeni gjithmone aty per ate, ose ai nuk iu ka dhe aq qejf. Sorry. 

7- Kur ai ju kthen pergjigje pas nje jave.                                                                                                                                                          Epo, nese ai nuk iu shkruan nje mesazh ku ju thote se si ka bere nje aksident dhe e gjithe familja e tij eshte ne nje gjendje shume te rende, atehere me vjen keq t'iu them qe ai s'e ka shume me qejf te flase me ju, ose thjesht i eshte ngrefur e po mendon: "Ej, prit se eshte njera qe me ka qejf e ka shume mundesi qe ta shkep sonte". 


8- Kur ai ju shkruan ne nje periudhe ku ju keni kohe pa folur me njeri-tjetrin, saqe mund t'i keni fshire edhe numrin.                                    Kjo eshte si pika 7, por e shumefishuar. Me vjen keq, por shanset jane qe ai doli me ju, nuk i ngjitet dhe aq, ju harroi si rast. Doli me ca te tjera, u nda dhe me to dhe nje nate u ndje i vetmuar dhe mendoi: "Uuu pa shiko, paskam ende numrin e asaj goces qe dola para ca muajsh, po i coj njehere nje mesazh, mbase me ecen".

1 comment:

  1. Faleminderit zotëri për parashikimet tuaja të vërteta. Unë quhem Zara Matteo. Kjo është me të vërtetë e pabesueshme dhe unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, provova të gjitha mjetet e mundshme që munda të ktheja burrin tim, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka krijuar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte shpresë për tu ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. për të provuar dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe vetëm atëherë ish-i im më thirri. Zotëri, tani jemi më të lumtur se kurrë. Gjithçka duket perfekte dhe kaq natyrale! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Ju gjithashtu mund ta bëni Whatsapp:
    +17168691327

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË