Wednesday, August 29, 2018

21 arsye pse nje mashkull nuk ju pelqen

Ti pelqen njerin, por ai nuk ndjen te njejten gje per ty. Te lendon kjo gje dhe nuk mund te rrish pa e marre si personale. Cfare kam une manget? Nuk jam mjaftueshem e bukur? Nuk jam mjaftueshem e zgjuar? Nuk jam mjaftueshem terheqese? Si e ka hallin ai? Pse nuk me ka qejf?

Nje mashkull, zakonisht, nuk do vije tek ju duke ju dhene nje arsye pse nuk ju ka qejf. Ai madje, mund te mos e kete menduar ndonjehere kaq gjate kete pune, ose mbase as ai vete nuk e formulon dot me fjale arsyen pse nuk ju ka qejf juve. Por, edhe nese ai e di arsyen e vertete pse nuk ju ka qejf, ka shume gjasa qe ai mos t’ua thote sepse s’deshiron t’iu lendoje ndjenjat. Keshtu qe, ne vend te kesaj ai do ju jape ca arsye e shpjegime te vagullta dhe do t’iu lene me konfuze nga se ndiheshit me pare.

Me poshte renditen 21 arsye te mundshme pse nje mashkull nuk ju pelqen:  

1- Ti je shume e ngjitur. Kjo ndodh kur ju i shkruani vazhdimisht atij; kur ju tregoni frike nga ndarja me te; kur ju vareni shume nga mendimi qe ai do kete per ju; kur ju tentoni ta kenaqni ne cdo menyre, etj. Me sjellje te tilla ju rrezikoni te dukeni shume e pasigurte per veten tuaj dhe kjo nuk ju ben aspak te dukeni terheqese. 

2- Ai ju ka qejf… Por, thjesht, nuk ju ka qejf mjaftueshem. Atij mund t’i pelqeje te dale me ju, te kaloje kohe me ju, por ai thjesht, nuk ju pelqen mjaftueshem sa ta coje lidhjen ne nje nivel me te thelle me ju. Ai mund ta vleresoje sensin tuaj te humorit, ose sa e zgjuar jeni, apo qe keni interesa te perbashketa… Te gjitha keto mund te jene te verteta, por te pelqesh disa pjese tek nje person, nuk ben qe rrjedhimisht tjetri te te pelqeje ty komplet si person e te doje dicka me shume me ty.

3- Ai po del me nje tjeter. Sado interesante, e bukur, inteligjente apo terheqese te jeni, shanset jane qe nje djale mos t’iu pelqeje nese ju e takoni ate ne nje kohe ku ai eshte i perfshire emocionalisht me nje tjeter. Nje mashkull gjithashtu mund te flirtoje me ju, jo se ai ndjen dicka per ju, por se ashtu mund ta kete ne tip, apo thjesht per t’u ndjere pak me mire me veten kur ka kohe qe ndihet i rene moralisht. Nese ai zhduket befasisht nga ju, edhe kur ju jeni te bindura se ai ju kishte qejf, atehere shanset jane qe ai mund te kete qene duke dal me nje tjeter gjate kohes qe dilte me ju, apo thjesht ka qene i lidhur me nje tjeter gjate asaj kohe.

4- Nuk jeni “tipi” i tij. Per disa njerez, tipi i njeriut ka shume rendesi. Per disa te tjere, nuk ka ndonje rendesi te vecante. Disa meshkuj per shembull, nuk do dilnin kurre me nje femer qe eshte me e gjate se ata, keshtu qe nuk ka rendesi sesa e mrekullueshme jeni, nese jeni me e gjate, atehere per te jeni nje “JO-JOO”. Disa meshkuj te tjere nuk e kane problem gjatesine, por mund te kene problem gjera te tjera per te cilat ju as dyshonit. Mbase ju keni nje rroge te larte dhe ai mund te mos ndihet rehat me nje grua qe fiton me shume para se ai. Mbase juve ju pelqen ta mbani shume veten dhe te beni make up sa me perfekt dhe atij mund t’i pelqeje me shume nje vajze me tualet me te zakonshem dhe natyral, etj, etj. Gjithsesi, kjo nuk do te thote se ka dicka qe nuk shkon me ju. Kjo do te thote qe ai ka nje ide fikse te gruas se tij ideale dhe ju nuk perputheni me idene e tij.

5- Ai ka frike nga refuzimi. Ka mundesi qe ai te mendoje se ju nuk e pelqeni dhe per kete arsye, terhiqet nga perpjekjet per t’iu joshur. Disa meshkuj jane me te tmerruar se disa te tjere nga refuzimi, keshtu qe edhe kjo eshte gjithmone nje mundesi e mundshme. Nese mendoni se ky eshte rasti juaj, atehere shfaqini atij disa shenja te vogla interesi nga ana juaj, por jo qe t’i hidheni ne preher nga dashuria. Pak inkurajim nga ana juaj do te mjaftoje nese dhe ai ju ka qejf, por nese ai nuk ju ka qejf, atehere kete s’do ta beje asnje sasi e mundshme inkurajimi.

6- Ju nuk perputheni me njeri-tjetrin. Kimia nuk mjafton. Nese ju nuk perputheni me njeri-tjetrin, atehere shanset jane qe ai mos te perfshihet totalisht emocionalisht me ju. Nese juve per shembull, ju ecen ne krevat, por ne bisede thjesht nuk e keni fare ate kimine, atehere kjo do te thote qe ju nuk perputheni me njeri-tjetrin.

7- Koha nuk eshte e duhura. Mbase ai sapo ka dale nga nje lidhje e gjate dhe serioze dhe nuk eshte i perqendruar t’iu njohe juve, por mendon ende rreth ish te dashures se tij… Mbase ate sapo e kane pushuar nga puna dhe deshiron te vendose punen dhe karrieren ne plan te pare... Cilado te jete arsyeja, koha ka shume rendesi. Ju mund te perputheni shume mire me njeri-tjetrin dhe te keni shume kimi, por nese ai nuk i perkushtohet lidhjes me ju dhe e ka mendjen ne gjera te tjera, atehere eshte e kote dhe ju nuk mund ta sforconi ate.

8- Fe dhe besime te ndryshme. Nese nuk bini dakord per disa ide themelore ne lidhje me fene dhe politiken, atehere kjo mund te ndikoje ne se sa shume ai do ju pelqeje juve dhe ne faktin nese do te vazhdoje te jete me ju apo jo. Keto gjera mund te mos kene pike rendesie per disa njerez, por per disa te tjere mund te jene problem dhe te panegociueshme.

9- Ju nuk po i jepni atij hapesiren qe t’iu joshe dhe t’iu beje per vete. Meshkujt nuk e kane problem kur nje femer tregon interes per ta, por kur ato e teprojne, atehere kjo per ta eshte shume “shkrefese”. Per shembull; mos i shkruani me ju e para, por prisni t’iu shkruarje ai; etj, etj. Lereni ate te punoje e lodhet per vemendjen e kohen tuaj. Gjithashtu, kur dikush ndihet i pasigurte ne vetevete, atehere ai/ajo ndjen se duhet te beje vazhdimisht dicka qe ta impresionoje personin tjeter. Keta persona nuk ndihen aspak rehat e te qete kur nuk bejne asgje per personin tjeter, pasi mendojne se po te mos bejne gje, atehere personit tjeter do t’i bjere interesi. Por ne te vertete, sa me shume perpjekeje te beje dikush per te impresionuar dike, aq me i pasigurte do te duket e si rrjedhoje, aq me pak terheqes do jete.

10- Asnje nuk eshte ne lartesine e duhur. Ka njerez qe gjejne nga nje te mete tek cdo njeri. Ky mund te jete nje mekanizem vetembrojtes qe ai perdor nga frika qe ka ndaj marredhenieve serioze dhe pergjegjesive qe ato sjellin, ose mbase ai e mendon veten shume lart dhe kerkon nje grua qe nuk ekziston ne asnje vend, pervecse ne boten e tij te fantazise. Nese juve ju krijohet pershtypja se ai nuk ju ka qejf per dicka te caktuar, apo qe ai mendon se ju duhet te rregulloni dicka tek vetja, apo keni dicka manget, atehere eshte rasti te largoheni prej tij e mos ta vrisni me mendjen, apo te perpiqeni te kuptoni pse ai sillet ashtu sic sillet.

11- Ai nuk ka terheqje ndaj jush. Ndonjehere, nje mashkulli ju mund t’i dukeni e zgjuar, me sens humori, e shoqerueshme dhe e kendshme, por megjithate mos t’iu shohe me ate sy qe ju deshironi, edhe seksualisht.

12- Ai eshte i dashuruar me nje tjeter. Kur nje mashkull ka qejf nje femer, atehere ai mund te fokusohet vetem tek ajo dhe t’i injoroje femrat e tjera ne treg. Sado qe ju mund te jeni goxha e bukur, interesante, apo e zgjuar… shanset jane qe ai mos te perqendrohet tek ju, gjate kohes qe eshte i dashuruar me nje femer tjeter.

13- Ai nuk eshte nje fans i personalitetit tuaj. Mbase ju jeni e zhurmshme dhe me mendime te qarta; mbase ai preferon femrat e buta dhe te urta, ose mbase ai parapelqen femrat qe kerkojne perkujdesje dhe mbeshtetje nga nje mashkull dhe ju jeni shume e pavarur. Ose mbase ju jeni e turpshme dhe ai preferon nje person me te shoqerueshem. Me pak fjale, cdo njeri ka shijet e veta. Kjo nuk do te thote qe ju duhet te ndryshoni qe t’i pelqeni atij. Nese ai nuk ju ka qejf ashtu sic jeni, atehere ai nuk eshte personi i duhur per ju.

14- Ai ju sheh thjesht si shoqe. Nese ai duket sikur ju ka qejf, por nuk ben asnje levizje ndaj jush, apo ai ju ka thene qe ju ka qejf, por nuk do te “prishe shoqerine” qe keni… atehere ai ju ka qejf, por thjesht si nje shoqe. Me vjen keq, por vetem se ju ndjeni me shume per te, s’do te thote qe ai ndjen me shume per ju.

15- Ai nuk i pelqen femrat. Duhet ta perfshijme kete si mundesi, sepse… Epo, sepse ndonjehere kjo eshte arsyeja. Njerezit, jo gjithmone do t’i reklamojne preferencat e tyre seksuale. Keshtu qe, mbaje ne mendje kete: mbase ai nuk ju ka qejf, sepse s‘jeni gjinia qe ai po kerkon.

16- Ai nuk do gjerat qe ti do. Meshkujt e nuhasin kur nje grua eshte ne nje faze ne jeten e saj qe do martese, femije, apo dicka serioze… Dhe nese nje mashkull nuk gjendet njesoj ne kete faze ne jeten e tij, ai ka mundesi mos te ngaterrohet me ju, edhe sikur ju te jeni nje grua e jashtezakonshme. Nje nder faktoret qe ndikojne me shume ne jetegjatesine e nje marredhenieje eshte qe te dy partnere te duan te njejten gje nga lidhja, perndryshe sado e bukur te jete ajo, ne fund do perfundoje me nje lendim dhe zemerthyerje.

17- Ai nuk ndihet mire kur eshte me ju. Ka shume faktore qe mund ta bejne nje mashkull te mos ndihet mire kur del me ju. Mbase ju jeni nje njeri tejmase pesimist; mbase ju jeni gjate gjithe kohes shume ankthioze; mbase ju ndiheni shume e pasigurte mbi veten tuaj dhe kerkoni ne menyre te vazhdueshme aprovim nga ai… Cilado te jete arsyeja, nese ai nuk ndihet mire kur eshte me ju, ai do perpiqet t’iu shmange ju dhe takimet me ju. Gjithsesi, kjo eshte dicka e menaxhueshme. Mundohuni te kontrolloni gjendjen tuaj te humorit, perpiquni te jeni me pozitive dhe perpiquni t’i largoni mendimet negative qe ju vijne ne mendje.

18- Ai e di qe ju jeni e gatshme te toleroni cdo gje. Nje mashkull deshiron te ndihet i kerkuar dhe i perzgjedhur nga nje femer per faktin sa i mire eshte ai eshte dhe jo te ndjeje qe ai po ze thjesht nje boshllek tek nje grua qe mund te zer cdokush. Nese ju doni nje te dashur per hir te te paturit nje te dashur, ai do arrije ta nuhase kete dhe kjo do ia ule konsiderueshem interesin. Meshkujt duan te ndihen te vleresuar si qenie te vecanta dhe jo per rolin qe ti deshiron qe ata te luajne ne jeten tende.

19- Ju keni bere dicka totalisht te papranueshme. Te gjithe ne kemi nje liste te gjerave te papranueshme tek nje partner i mundshem dhe kjo eshte dicka qe varion nga personi ne person. Mbase ju pini shume alkool dhe ai e konsideron kete te papranueshme; mbase ju e poshteruat ate ne sy te miqve duke treguar disa detaje intime rreth tij dhe marredhenies tuaj; mbase ju pertypeni me shume zhurme, etj, etj. Mund te jete cdo gje, keshtu qe mendohuni dhe kujtoni nese keni bere ndonje gje qe per ate do kish qene e patolerueshme.

20- Familja dhe shoqeria e tij nuk ju aprovojne. Kjo eshte dicka me shume rendesi per disa meshkuj e per disa te tjere nuk ndikon aspak. Kjo varet nga fakti se sa i lidhur eshte ai me familjen e tij dhe sa besim ka ne mendimet e tyre. Edhe nese ai ju thote se, atij nuk i intereson se cfare mendojne te tjeret, nese ai eshte shume i lidhur me ta, ai ka shume mundesi te influencohet prej tyre dhe nese ata nuk te kane qejf, shanset jane qe kjo gje te ndikoje dhe tek ai.

21- Eshte thjesht ajo ndjesia… Ndonjehere sado e bukur, inteligjente, me humor te jeni, nuk ka dhe aq rendesi, nese nje mashkull nuk e ka ate ndjesine se ju jeni e duhura per te. Kujdes: mos e merrni personale. Jo cdo person mund te perputhet me ju dhe kjo eshte dicka normale. Gjate gjithe jetes tuaj, ju keni takuar shume njerez. Per shumicen nuk keni ndjere gje, me disa jeni bere miq dhe vetem me pak prej tyre jeni bere shoke/shoqe shume te ngushte. E njejta gje vlen dhe per marredheniet romantike. Jo me cdokend mund te perputheni sic deshironi dhe eshte dicka normale e s’duhet ta merrni personale.

1 comment:

  1. Faleminderit zotëri për parashikimet tuaja të vërteta. Unë quhem Zara Matteo. Kjo është me të vërtetë e pabesueshme dhe unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, provova të gjitha mjetet e mundshme që munda të ktheja burrin tim, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka krijuar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte shpresë për tu ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. për të provuar dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe vetëm atëherë ish-i im më thirri. Zotëri, tani jemi më të lumtur se kurrë. Gjithçka duket perfekte dhe kaq natyrale! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Ju gjithashtu mund ta bëni Whatsapp:
    +17168691327

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË