Sunday, June 3, 2018

A duhet t’i shkruaj? – Lexo kete para se t’i dergosh dhe nje tjeter mesazh!

Mesazhet jane bere nje pjese shume e rendesishme e komunikimit ne ditet e sotme dhe si cdo lloj komunikimi, edhe ky ka nje etike qe duhet stabilizuar. Besojeni apo jo, meshkujt e nuhasin karakterin dhe personalitetin tuaj permes stilit tuaj te te shkruarit, dhe nje gabim ketu, mund te coje ne humbjen e interest te tyre ndaj jush. Nese ju e gjeni veten duke menduar nese duhet t’i shkruani apo jo nje mashkulli, zakonisht pergjigja eshte JO. Me lejoni te shpjegohem.

Kur dilni ne takime, ju duhet te keni gjithmone parasysh se, pershtypjet e para kane shume rendesi dhe misteri eshte nje pjese shume e rendesishme e terheqjes mes dy personave, keshtu qe, stili juaj i komunikmimit mund te rrise ose zvogeloje vlerat e tua ne syte e nje mashkulli.

Dhe tani, pergjigjuni ketyre pyetjeve dhe zbuloni nese ju jeni tipi i gruas qe mund te fitoje vemendjen e nje mashkulli permes mesazheve:

1- A i pergjigjeni gjithmone shpejt mesazheve te tij?

2- A i shkruani ju me shpesh e para sesa ai?

3- A i shkruani vazhdimisht gjera te parendesishme thjesht per te patur vemendjen e tij?

4- A i dergoni dhe nje mesazh tjeter, apo dy, kur ai nuk ju ka kthyer pergjigje per sms e pare?

5- A tregoheni shpeshhere shtytese ndaj tij duke e pyetur “Ku je?”, “Cfare po ben?”, “Aty je?”, “Pse nuk kthen pergjigje?”, “A te erdhi mesazhi im?”

6- A e thoni gjithmone ju fjalen e fundit ne bisede?

7- A shkruani gjithmone ne paragrafe te medha duke treguar shume detaje, apo me shkurtime fjalesh qe asnje s’i kupton?

8- A mbeteni shpesh pa pergjigje, ose merrni thjesht nje “OK” si pergjigje? 

Nese pjesa me e madhe e pergjigjeve eshte PO, atehere ti duhet ta lexosh padyshim kete artikull, sepse shanset jane qe ti mund te kesh larguar shumicen e meshkujve pikerisht, sepse thjesht nuk po sillesh si nje grua qe ia vlen. 

Nese ti u je pergjigjur me PO shumices se pyetjeve te mesiperme dhe tani po pyet veten, nese duhet t’i shkruash atij, atehere pergjigja eshte JO! 

Ja se si dukesh para tij: 

1.  E ngjitur dhe e pasigurte, sepse kerkon shume vemendje/vleresim e siguri te vazhdueshme prej tij.

2.  E deshperuar dhe kontrolluese.

3.  E merzitshme, jo interesante, sepse je gjithmone shume e disponueshme dhe ke shume kohe te lire per t’u marre me te, pra s’ke ndonje jete interesante.

4.  Shkruan shume dhe je shume e veteqenderzuar. Heq totalisht misterin duke folur me detaje e dukesh si dicka qe dihet.

5.  Je nje ndjekese meshkujsh dhe nuk ke shume pretendente. Shkurt, je e deshperuar.

Ju mbase nuk jeni asnje nga keto, por kjo eshte pikerisht pershtypja qe krijoni me stilin tuaj te komunikimit. Gjithsesi, ju duhet te beheni lloji i gruas me vetebesim, qe ka nje jete shume aktive dhe qe s’ka shume kohe te merret gjate me mesazhe.

Jeni apo s’jeni e tille, ideja eshte qe kur ju e krijoni nje pershtypje te tille tek nje mashkull, vlerat tuaja zvogelohen ne syte e tij. Nje mashkull deshiron nje trofe. Ai deshiron ate qe meshkujt e tjere deshirojne dhe dicka per te cilen i duhet te punoje fort qe ta arrije.

Mos harro, padisponueshmeria dhe misteri jane pjese e joshjes. Kur ju e beni nje mashkull te vrase mendjen apo te perpiqet t’iu kuptoje, ju e intrigoni ate.

Dhe meshkujt deshirojne nje grua per te cilen nuk reshtin dot se menduari, nje grua per te cilen te vrasin mendjen. Ky eshte lloji i gruas qe perceptohet prej tyre si nje grua qe ia vlen.
Pra, e zeme se ti tani po del me njerin dhe e ke shume qejf.

Me poshte renditen 7 keshilla qe do te te bejne ty te shquhesh nga te tjerat e ta besh ate te te deshiroje cmendurisht: 

1- Varioje kohen e pergjigjeve. Behu e paparashikueshme. Ndonjehere vonoja pergjigjen 1 ore, nje here tjeter, 1 dite, e here te tjera pergjigju me shpejt. Por, mos harro: nese pergjigjesh gjithmone shpejt, nuk krijon nje intrige ne mendjen e tij. Mos e lejo ate te mendoje se te ka ne xhep. 

2- Lere ate te te shkruaje me shpesh i pari. Nese ai ju shkruan vazhdimisht, ju mund t’i shkruani ndonjehere e para (si pjese e te qenit e paparashikueshme), e zeme per 5-6 here qe ai iu shkruan i pari, ju i shkruani nje here. Nese ai iu shkruan “Miremengjesi” dhe “Naten e mire” cdo dite, lere pa fjale nje mengjes ose darke duke ia shkruar e para. 

3- Sigurohu qe mesazhet e tua te jene gjithmone te thjeshta, te shkurtra dhe te lezetshme. Ji direkte, sepse meshkujve nuk u pelqejne mesazhet teper te gjata. 

4- Jo cdo mesazh ka nevoje per nje pergjigje. Lereni shpesh ate te thote fjalen e fundit dhe lereni pa pergjigje. Nese ai, per shembull, iu dergon nje smiley face, atehere eshte koha te mos e vazhdoni me biseden e mos t’i shkruani me asgje. 

5- Mos i shkruani e para, nese ai ka kohe qe nuk iu shkruan. Nje mashkull nuk ju harron vetem se ka kohe pa folur me ju. Ju deshironi nje mashkull qe e merr vete iniciativen i pari me ju, keshtu qe, nese ai çalon nga kjo ane, nuk duhet ta merrni persiper kontrollin duke i shkruar e para. Kjo nuk do ta frymezoje ate ta beje me i pari, perkundrazi, mund ta ule motivimin e tij per t’iu shkruar prape vete i pari. 

6- Mos u bej e merzitshme. Ji imagjinative, kreative, e zgjuar dhe flirtuese ne pergjigjet e tua. Ne vend qe te shkruash: “Ç'po ben?”, ju mund t’i beni nje pyetje qe nuk merr si pergjigje ‘po’ ose ‘jo’, per shembull: “Nese do kishe mundesi te jetoje ne cdo vend te botes, ku do te deshiroje te jetoje dhe pse?”, etj, etj. 

7- Gjithmone meso kur duhet te ndalosh dhe ta lesh ate me deshiren qe te doje me shume. Ndonjehere, duhet te mesosh ta mbyllesh e para biseden, edhe kur ke shume deshire ta vazhdosh me ore te tera.

1 comment:

  1. Faleminderit zotëri për parashikimet tuaja të vërteta. Unë quhem Zara Matteo. Kjo është me të vërtetë e pabesueshme dhe unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, provova të gjitha mjetet e mundshme që munda të ktheja burrin tim, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka krijuar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte shpresë për tu ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. për të provuar dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe vetëm atëherë ish-i im më thirri. Zotëri, tani jemi më të lumtur se kurrë. Gjithçka duket perfekte dhe kaq natyrale! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Ju gjithashtu mund ta bëni Whatsapp:
    +17168691327

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË