Thursday, April 2, 2020

5 arsye pse meshkujt martohen me disa femra e jo me disa te tjera

A ka ndonje arsye pse meshkujt martohen me disa femra e jo me disa te tjera? Nese ke qene ne kerkim te "te duhurit" gjithe keto kohe e nuk e ke gjetur askund, te keshilloj te lexosh kete artikull e te kuptosh me mire prespektiven e meshkujve mbi martesen dhe cfare i ben ata te marrin iniciativen te martohen me nje grua.

Ti mund te jesh gruaja me e jashtezakonshme ne bote; mund t'i kesh te gjitha ne jete, por nese nje mashkull nuk eshte gati per t'u martuar, atehere harroje qe ai nje dite do te te ulet ne gjunje e do te te propozoje. Sic thote ajo fjala e urte: "Nuk eshte faji jot, eshte thjesht ai".

Por cfare e ben nje mashkull te deshiroje te martohet?


E para, duhet te kuptoni qe jo te gjithe meshkujt jane te predispozuar per te qene te perkushtuar. Kjo eshte thjesht dicka ne natyren e tyre, nuk e bejne me qellim... Thjesht, te tille jane. Nese kjo ndodh, thjesht kuptoje e vazhdo jeten perpara. Nje mashkull i tille pelqen te kete nje grua; te fleje me nje grua; te haje me nje grua, pse jo, edhe te ndaje nje jete me nje grua, por kurre mos te perkushtohet ne nje martese me nje grua. Nese ky eshte rasti jot, mbathja sa je ende ne kohe!

Disa nder arsyet qe e bejne nje mashkull te martohet me nje femer perfshijne:

1-  Gruaja duket si "nena ideale" per femijet e tij te ardhshem.
Femijet jane vazhdimesia jone. Ata trashegojne nga ne gjenet tona dhe ne duam gjithmone me te miren per te ardhmen e tyre. Shume meshkuj mendojne se, edhe nese nje grua eshte shume e bukur, e dashur, e zgjuar e me plot cilesi te tjera te mira, nese ajo nuk u krijon atyre idene e nje "nene te mire" per femijet e tij te ardhshem, ata nuk jane te predispozuar te martohen me te. Nje grua e moralshme, fisnike dhe qe u krijon atyre ndjesine e sigurise qe s'do t'i braktise ata kurre ne momente te veshtira perceptohet prej tyre si nje grua qe ia vlen te martohesh.

2- Gruaja pershtatet shume mire ne jeten e tij.
Ajo thjesht pershtatet shume mire ne jeten e tij, ajo eshte "yin" per "yang"-un e tij. Nje grua qe ata e perceptojne si bashke-ortake te mire biznesi, mbeshtetese, me te njejtat ambicje e qellime, qe ndan te njejtin vizion me ta e ka ide te ngjashme ka me shume gjasa te perceptohet si nje grua e pershtatshme per t'u martuar.

3- Ka arritur nje nivel suksesi ne jete e ndihet gati.
Shume meshkuj deshirojne te martohen pasi kane arritur nje fare suksesi ne jeten e tyre. Suksesi eshte dicka shume e rendesishme per meshkujt dhe shume prej tyre deshirojne te mbyllin universitetin, te gjejne nje pune te mire, te bejne ca para dhe te blejne nje shtepi perpara se te ndermarrin nje hap te metejshem.

4- Gruaja perceptohet si nje "pakete e plote".
Nje grua qe duket sikur "i ka te gjitha", ka me shume gjasa te perceptohet nga meshkujt si nje grua qe ia vlen te martohesh. Nje grua qe perceptohet si shoqja ideale, shkon mire me familjen e tij, kane te njejtat pikepamje per jeten, eshte mbeshtetese dhe e mirekuptueshme, etj ka me shume gjasa te perceptohet prej tyre si nje grua e pershtatshme per martese.

5- Koha e duhur.
Nje arsye tjeter pse meshkujt martohen me disa gra e jo me disa te tjera eshte "koha".Ai duhet te arrije ate qe quhet "mosha per te krijuar  familje" dhe kjo gje varion nga mashkulli ne mashkull, por zakonisht, si rregull, meshkujt nuk para e konsiderojne martesen para moshes 24-26 dhe kane me shume gjasa te propozojne nga mosha 26-33. Kur nje mashkull i afrohet te 40-tave, ai ka me pak gjasa te deshiroje te martohet. Kjo nuk do te thote qe ai nuk do te te propozoje, por statistikat nuk jane ne favorin tend. Nga ana tjeter, nese nje mashkull zgjohet nje mengjes me idene e deshiren per te patur nje familje e femije, gruaja qe gjendet ne ate kohe rrotull tij ka me shume gjasa te behet gruaja e tij.

1 comment:

  1. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË