Tuesday, June 5, 2018

5 arsye pse meshkujt e humbasin interesin pas heres suaj te pare

A iu ka ndodhur ndonjehere qe nje mashkull te humbase totalisht interesin per ju pas heres tuaj te pare? Nese pergjigja eshte po dhe ju ndjeheni e merzitur per kete, atehere me lejoni t'iu them se, ky nuk eshte nje fenomen i rralle.

Zakonisht, eshte i njejti skenar: Nje femer takon nje mashkull dhe ai perpiqet ta beje per vete ate. Ai sillet ne menyre terheqese, te sjellshme, te dashur dhe joshese me te. Ai e ben ate te mendoje se ajo eshte nje femer e vecante per te dhe pas shume perpjekjesh nga ana e tij, ata me ne fund bejne seks. Por, pas nje nate pasionante dhe shume intime, ai ndryshon kryekeput sjellje me ju diten tjeter. Ai fillon te sillet totalisht ndryshe me ju, nga menyra se si ishte sjellur ne fillim. Ai fillon mos t'i pergjigjet telefonatave apo mesazheve te tuaja. Gradualisht, ai fillon dhe i humbet lidhjet me ju. Ai zhduket nga jeta e juaj duke iu lene zemerthyer, te c'orientuar e me mijera pikepyetje.

Ky eshte nje skenar i zakonshem romantik, por kjo nuk do te thote se kjo nuk eshte nje sjellje e cuditshme. Shume femra mbesin gjithmone me pikepyetjen se pse ai i la ashtu dhe pse avulloi ashtu nga jeta e tyre. Nese ju keni qene te viktimizuara me pare nga nje situate e ngjashme, atehere mendoj se doni ca pergjigje. Juve iu duhet arsyeja e sjelljes se tij, ne menyre qe te vazhdoni jeten tuaj perpara me lehtesisht dhe mos te perfundoni me ne nje situate te tille.

Per t'iu ndihmuar te kuptoni pse disa meshkuj zhduken nga jeta juaj pasi bejne seks me ju, ju duhet te lexoni arsyet e renditura me poshte. Disa nga keto mund t'iu shokojne, por eshte me mire keshtu, pasi do jeni me te informuara dhe do te dini si te silleni ne te ardhmen.

1- Qellimi i tij qe ne fillim ka qene thjesht seksi.

Perpara se t'i bini vetes ne qafe, duhet te konsideroni mundesine se mbase, qellimi i tij qe ne fillim ka qene thjesht seksi dhe se s'kishte planifikuar asgje me shume me ju. Ai mbase, qe ne fillim s'ka patur ne plan te kishte nje marredhenie afatgjate apo serioze me ju dhe as nuk e kish planifikuar te perfshihej emocionalisht me ju. Sado e hidhur dhe e dhimbshme mund t'iu duket, mbase ai thjesht ka dashur te futej poshte fustanit tuaj e ta linte me kaq. Disa meshkuj jane te tille e ju duhet te jeni gjithmone vigjilente ndaj tyre.

2- Atij s'iu duket dhe aq interesante e terheqese sa c'iu mendonte.

Por, ka dhe meshkuj qe ne fillim nisen me qellime te mira, por dale-ngadale, fillojne te kuptojne qe ju s'jeni ajo cfare ata po kerkojne. Kjo eshte nje pjese normale e njohjeve me njerez te ndryshem dhe eshte nje rrezik konstant kur ne jemi ne kerkim te dikujt me te cilin te biem ne dashuri. Ndonjehere, ti je terheqese per disa e per disa te tjere, jo. Ndonjehere, thjesht duhet te pranoni realitetin, nese keni ndermend te njihni meshkuj te tjere.

3- Ai kuptoi qe marredhenia juaj nuk e kishte ate kimine qe mendonte se kishte. 

Seksi mund te jete nje tregues shume i mire i kimise dhe intimitetit ne nje lidhje. Nese ai ne ndonje menyre, gjate seksit me ju, ndjeu se sinkroniciteti dhe kimia midis jush nuk ishin nen te njejten linje me te, atehere shanset jane qe kjo te kete qene nje nder arsyet pse ai ndryshoi mendje per t'iu ritakuar serisht.

4- Ai u frikesua nga niveli juaj i perfshirjes emocionale pasi bete seks. 

Kjo u ndodh shpesh, sidomos meshkujve. Mos harroni qe, meshkujve u duhet me shume kohe qe te perfshihen emocionalisht ne nje marredhenie. Shume meshkuj nuk duan ta lejojne veten e tyre qe te behen shume vulnerabel me nje femer shume shpejt dhe kjo mund te jete nje minus per femrat qe perfshihen me shpejt emocionalisht. Nese pasi bete seks, ju u sollet paksa si e varur dhe e ngjitur, ose me e embel sec duhet me te, atehere ka shume mundesi qe ta keni trembur ate. Disa meshkuj thjesht, nuk jane te prere per t'i pershpejtuar gjerat ne nje lidhje. 

5- Ai kuptoi se, ju thjesht, s'ishit bere per njeri-tjetrin.

Ndonjehere, koha kur e takon dike ka shume rendesi dhe ti mund te mendosh gabimisht se, ai u largua nga ty per shkak te seksit. Per shembull; nese ju e njihni nje mashkull ne nje periudhe ku ai sapo eshte ndare nga ish e dashura e tij dhe mendon ende per te, shanset jane qe ai mos t'iu shohe si 'vajzen e endrrave te tij', pasi ai mendon ende per te e s'ka sy per tjeter, sado qe ju te mundoheni. Por, gjithashtu, nese ju e njihni nje mashkull ne nje periudhe ku ai ka kohe qe eshte beqar dhe eshte ne kerkim te dikujt njesoj si ju, shanset qe ai t'iu shohe si dicka me shume, jane me te larta. Ne te tilla raste, ndonjehere nuk eshte e thene me disa njerez e per kete s'keni pse tregoheni e ashper me veten tuaj duke e vetefajesuar. 

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË