Sunday, June 3, 2018

15 taktika psikologjike si ta beni ate t'iu vendose unazen ne gisht

Gjerat midis teje dhe partnerit tend po shkojne shume mire, madje po shkojne super! Kur ju mendoni per te ardhmen, e perfytyroni veten si gruaja e tij, duke jetuar bashke ne nje shtepi me te, duke dal bashke me femijet tek lodrat, etj, etj.

Ju e dini qe ai ju do, sepse ai ua thote shpesh kete, por ju ndjeni qe deshironi te beni nje hap me shume ne marredhenien tuaj, por i dashuri juaj eshte shume i kenaqur me menyren sesi jane gjerat dhe ju thote vazhdimisht qe, keni kohe. Sa here qe ju i hapni temen e fejeses ose marteses, papritmas ai behet shurdh komplet dhe sa here qe ju i tregoni modele unazash fejese qe iu pelqejne, apo se si nje shoqja juaj sapo u fejua, ai ndryshon teme. A jeni ne nje situate te tille? Nese po, s’jeni e vetmja.

Tani ka ardhur koha qe ta merrni ju situaten nen kontroll dhe kjo nenkupton perdorimin e disa taktikave psikologjike qe ta beni ate t’iu propozoje.

15- Dilni sebashku me cifte te martuara. Menyra me e shpejte per ta bere nje mashkull te ndihet rehat me idene e marteses eshte duke dal me njerez ne shoqerine tuaj qe jane te martuar, ose me kushurinjte tuaj qe jane te martuar. Kur ai rrethohet nga njerez te martuar, befas fillon t’iu imagjinoje dhe juve si bashkeshorten e tij dhe befas fillon te mendoje me shume per martesen. Eshte e rendesishme qe te zgjidhni cifte te lumtura ne martesen e tyre, qe kjo te krijoje tek ai idene qe martesa mund te jete nje mundesi shume e mire dhe pozitive ne te ardhmen. Plus, mos harroni qe shumica e meshkujve martohen kur shohin qe te gjithe shoket e tyre po martohen.

14- Behuni e domosdoshme. Nese i dashuri juaj ka veshtiresi te ndermarre nje hap me serioz me ju, kjo ndodh sepse, mbase ai nuk iu sheh ju si pjese te se ardhmes se tij dhe ndaj eshte e nevojshme qe jut e krijoni tek ai nje ndjesi te tille, qe ta beni ate te kuptoje se nuk mund ta jetoje dot te ardhmen i lumtur pa ju. Qe te siguroheni qe ai jo vetem ju do, por ka nevoje per ju ne jeten e tij, ju duhet te beheni “paketa me e mire ne treg” per te. Ju duhet te beheni mikesha e tij me e mire, ajo me te cilen luan tenis ne fundjave, ajo tek e cila ai mbeshtett sa here qe dicka e shqeteson, ajo qe gatuan embelsira te shijshme per te, etj, etj. Por, gjithashtu, pjese e te qenit e domosdoshme eshte qe ju t’i lini dhe hapesire te dashurit tuaj qe te qendroje larg jush, qe te dal me shoket ne kohen e lire, etj, etj. Kjo gje do ta beje ate te mendoje se ju jeni nje grua e sigurte ne vetvete dhe me vetebesim e qe s’e keni problem ta lini ate te marre fryme ndonjehere jashte marredhenies me ju. Kjo do ta beje ate te kuptoje se, duke iu zgjedhur ju, ai nuk ka pse te heqe dore nga liria e tij dhe nuk do behet ankthioz per te ndermarre nje hap me shume ne marredhenien tuaj.

13- Bejeni ate te jete i vemendshem. Duke ndenjur ulur e duke pritur qe ai t’iu vendose unazen ne gisht, s’do arrini gje, madje mund ta zgjase statusin tuaj si e pamartuar edhe me shume. Mos e beni ate te rehatohet shume me ju e te mendoje se ju ka ne xhep. Sekreti eshte ta beni ate te vrase mendjen se cfare po mendoni, cfare po ndjeni, ose ku keni qene gjithe diten. Per shembull; ne vend qe ai t’iu gjeje ne shtepi cdo dite duke e pritur kur ai vjen nga puna, shokojeni nje dite duke dal me shoqerine e ai mos t’iu gjeje ne shtepi, ose planifikoni nje nate ne pub me shoqet, por mos i tregoni gje per planet qe po beni deri nje dite para. Keshtu ai, padyshim qe nuk do mendoje me se ju ka ne xhep.

12- Vere fokusin tek vetja. A ke ndjere ndonjehere qe e ke humbur vetveten ne nje marredhenie? Mbase i keni dedikuar muaj apo vite nevojave te nje mashkulli, duke lene menjane nevojat tuaja. Ju ndalet se beri gjerat qe ju benin ju te lumtura, vetem per te bere te lumtur ate. Edhe pse ju mendoni se, perpjekjet per ta bere dike te lumtur mund t’iu bejne ju te fitoni zemren e tij, e verteta eshte se, me shume i prishni pune vetes sesa i ndreqni. Qe ju ta beni nje mashkull t’iu propozoje, ai duhet te kuptoje qe ju e vleresoni shume veten, qe ju keni qellimet dhe ambicjet tuaja ne jete dhe qe keni nje jete te bukur, pavaresisht atij. Pra, duke filluar qe sot, beni plane qe te hiqni fokusin tek ai dhe te vini fokusin tek vetja. Merruni me hobet tuaja te vjetra nga te cilat hoqet dore me vone kur njohet ate, regjistrohuni ne nje palester apo spa, etj, etj.

11- Hidhe larg e larg idene se mund te shkeputesh nga ai. Nese pikat e mesiperme deshtojne, atehere duhet te nxjerrim nga brezi municionet shtese. Nese ju e shihni qe marredhenia juaj nuk po shkon ne drejtimin e deshiruar, ju duhet te ndermerrni nje ndryshim te madh ne marredhenien tuaj, ne menyre qe t’i shkundni pak gjerat. Ne menyre spontane, hidhni tek ai idene se keni deshire te ndryshoni qytet, ose shtet, ose pune. Por, thjesht t’i thoni keto, nuk mjafton. Ju duhet ta beni ate te besoje qe ju keni vertet plane per keto ndryshime. Filloni te kerkoni per nje apartament te ri, ose i thoni se si kjo mundesia e re ne pune do iu rrisi shanset per nje karriere me te mire. Edhe nese ju nuk keni asnje nga keto plane, ideja qe ju mund te largoheni apo ta braktisni, do ta beje ate te levize kembet e t’iu propozoje nese vertet ju do.

10- Tregojini atij qe ju keni plot opsione te tjera. I dashuri juaj e di qe ju e doni dhe ai ka shume besim tek ju, por ai duhet te kuptoje qe ju keni dhe opsione te tjera. Per ta frikesuar pak me stil ate, tregojini ne muhabet e siper per nje shaka apo bisede te shkurter qe beri nje kamarier i lezetshem sot me ju kur ishit ne kafe me shoqet, ose lavdero nje koleg te punes duke i treguar se sa gallate ai eshte. Duke e trembur pak ate me idene qe nje tjeter mund te vije e t’iu rrembeje nga ai, ai do behet me i predispozuar te shpejtoje ne argjendari per te blere nje unaze propozimi per ju.

9- Beni nje hap prapa me te. Ideja e kesaj taktike eshte qe te distancoheni ca kohe nga partneri juaj fizikisht ose emocionalisht. Kjo do ta beje te dashurin tuaj qe te levize instiktivisht drejt jush. Kur ju largoheni fizikisht ose emocionalisht nga nje mashkull, ju njekohesisht po largoni nga ai, edhe gjerat me te cilat ai eshte mesuar e ndihet rehat. Per shembull; nese ju nuk ia dergoni me ate te puthuren me face emoji sic beni vazhsimisht ne mesazhet tuaja ne mengjes, ai padyshim qe do ta vere re kete. Nese ju nuk keni deshire per bisede pas seksit, por doni te ktheheni sa me shpejt ne shtepi se ndiheni e lodhur e s’jeni ne humor per bisede, ai padyshim qe do e ve re kete gje. Keto sjellje e te tjera te ngjashme me keto, do ta bejne ate te kuptoje qe, nese ai deshiron mendjen tuaj, trupin tuaj e shpirtin tuaj totalisht, ai duhet te ndermarre nje hap me shume e me ne fund ta vendose ate unaze ne gishtin tuaj!

8- Bej nje blerje te madhe. Nese doni qe i dashuri juaj ta marre seriozisht marredhenien me ju dhe te fejoheni, apo martoheni me te, beni nje blerje te madhe pa marre mendimin e tij. Per shembull; ju mund te blini nje makine, ose te aplikoni per nje kredi per dicka. Vetem sigurohu qe te jete dicka qe mund ta perballoni ekonomikisht (ne nuk duam qe ju te falimentoni e te ngeleni ne rruge vetem se donit te fejoheshit). Gjithsesi, ne momentin qe ai do marre vesh qe ju keni ndermarre dicka pa mendimin e tij, ai do shokohet nga pavaresia juaj e re dhe kjo do ta beje ate te mendoje se, ju vertet nuk keni nevoje per te dhe qe jeta juaj do vazhdoje per bukuri me ose pa ate. Nese ai ju pyet pse nuk u konsultuat me te para se ta benit kete blerje te madhe, ju mund t’i pergjigjeni: “Epo, s’je burri im”. Ai me siguri do xhindoset nga kjo gje, por gjithashtu kjo gje do ta shtyje ate te vendose.

7- Kalo me shume kohe me shoqerine. Perpara se te lidheshe me te, ti kishe nje jete shume aktive sociale dhe shume shoke e shoqe. Por, ne momentin qe ju dhe i dashuri juaj filluat te beheshit me serioz ne marredhenien tuaj, ju filluat te anullonit me shume takime me shoqerine dhe rutina juaj e vetmje ishte dalja per kafe ose dreka e darka me te dashurin tuaj e shume rralle me shoqerine. Rrjedhimisht, shoqeria filloi t’i rrallonte ftesat per kafe me ju dhe tani ju po e kuptoni qe keni kohe pa degjuar prej tyre. Tani qe po shpresoni per nje fejese, ju duhet te gjeni me shume kohe per shoqerine tuaj. Kjo eshte nje nder taktikat me strategjike qe ta beni ate t’iu propozoje. Duke e bere ate te kuptoje qe ju keni nje jete sociale aktive jashte marredhenies tuaj, do ta beni ate t’iu shikoje nen nje drite tjeter. Keshtu qe, hapni listen e kontakteve dhe rilidhuni me miqte tuaj te vjeter qe kane qene gjithmone besnike e aty per ju kohe perpara se i dashuri juaj te hynte ne jeten tuaj. Nese ata jane miq te mire, ata do t’iu falin per mungesen tende gjithe keto kohe. Gjithsesi, thjesht sigurohu qe me vone, edhe t’i ftosh ne dasem, sepse ne momentin qe do kalosh me shume kohe me shoqet e tua, i dashuri juaj do kaloje me shume kohe duke menduar per fejesen.

6- Ndajini pergjysem shpenzimet. Disa meshkuj hezitojne te martohen per shkak te shpenzimeve, detyrimeve apo pergjegjesive qe i presin pas marteses, keshtu qe filloni t’i ndani shpenzimet gjysem per gjysem bashke. Per shembull, ai mund te paguaje qerane, ju te merreni me shpenzimet per ushqimet, etj, etj. Tregojini atij qe nuk ka pse te trembet e qe ju s’do jeni nje barre me shume per te ne martese (derisa t’i rrasni nje femije sigurisht, pastaj le te punoje si qeni qe t’iu mbaje). Shaka. :P

5- Zhdukuni. Avulloni. Seriozisht, largohuni. Thjesht, shkoni kudo. Largohuni nga ai e mos e shihni me per pak kohe. Planifikoni nje udhetim diku per ca dite me shoqet, por gjithsesi mund t’i shkruani mesazhe te shkurtra e te embla kur flisni, por sigurisht, jo me shume se nje minute, meqe nuk keni shume kohe se po kenaqeni shume. Nese kjo nuk funksionon, atehere siguroheni qe t’i kerkoni nje shkeputje definitive, meqe ju tashme po kerkoni dicka me serioze ne jete e ai s’mund t’ua ofroje kete. Lerini ate te vuaje ca kohe pa ju e ta kuptoje sesa e rendesishme jeni ju per te dhe me ne fund ta ndermarre ate hap final.

4- Mos i hapni me bisede martese. Ne kete pike, ai tashme e di qe ju doni te martoheni, meqe ju i keni folur shpesh per kete gje, por, tani ka ardhur koha te ndaloni e mos t’ia hapni me kete teme. Plus, atij i duhet pak kohe qe te rflektoje mbi vendimin qe do te marre.

3- Lerini atij nje afat per te vendosur. Nese pas gjithe ketyre gjerave, martesa midis jush duket ende nje ide e larget dhe e paarritshme, atehere eshte koha qe ju t’i jepni atij nje afat per t’u menduar e per te vendosur. Ju nuk po i jepni atij nje ultimatum, por thjesht po i vini ne dukje planet tuaja per jeten dhe ai keshtu, ose mund te kaloje jeten me ju, ose te gjeje nje alternative tjeter. Ju nuk keni kohe per te humbur. Thojini atij qe ju deshironi te fejoheni ne x muaj dhe jepini kohe ta mendoje. Nese ai ju kerkon serisht kohe per t’u menduar, pyeteni sa kohe i duhet dhe nese ju duket nje kohe e mjaftushme dhe e arsyeshme, jepjani kohen. Nese ai ende eshte i pavendosur nese do apo jo te martohet me ju, atehere jeni ju ajo qe duhet te vendosni nese deshironi te qendroni apo jo me nje mashkull qe eshte i pasigurte ne ndjenjat e tij per ju. Sigurohuni qe, gjate ketij afati, te mos kontaktoni me ted he kerkojini qe mos t’iu kontaktoje e ta beje vetem kur te kete mberritur ne nje vendim.

2- Bejini te ditur modelin e unazes se fejeses/marteses qe ju pelqen. Le te jemi te sinqerta ketu. Shumica e meshkujve nuk ia kane idene modeleve te unazave per fejese, keshtu qe mund te kerkoni ne internet e t’i dergoni URL e nje faqjeje me modelin tuaj te preferuar. Ai mund ta perdore ate si model kur te drejtohet ne argjendari per te blere unazen tuaj. Ne kete menyre, ju nuk do zhgenjeheni ne fund nga zgjedhja e tij dhe… edhe ai do lehtesohet. :P

1- Tregojini atij se cfare nenkupton martesa per ju. Se fundmi, duhet te beni nje bisde serioze me te dashurin tuaj. Per disa meshkuj, martese s’eshte dicka qe i duhet dhene shume rendesi, Disa mund ta shohin ate thjesht si “letra dhe firma”. Por, nese ti po e lexon kete artikull me 15 taktika, atehere kjo tregon se martesa per ju eshte dicka me shume. Mbase eshte shenja perfundimtare e perkushtimit, ose mbase ju ben juve te ndiheni me e sigurte ne marredhenien tuaj. Cilatdo qofshin arsyet tuaja, bejani keto te ditur te dashurit tuaj. Edhe nese ai s’e ka me shume qejf idene e marteses, ideja qe per ju eshte kaq me rendesi, do ta beje ate ta ndermarre me ne fund ate hapin final. Nese ai e ndjen dhe deshiron te kaloje jeten me ju, martesa per te do jete dicka, te ciles do i futet me shume deshire, sepse ai do ta dije qe ne kete menyre po te ben edhe ty te lumtur.

Duke i kombinuar disa nga keto taktika bashke dhe duke i vene ne perdorim, ju do vendosi nje unaze ne gisht nga moment ne moment. Patshi fat!

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË