Sunday, June 3, 2018

20 shenja treguese qe partneri juaj po ju tradheton

Ai po sillet paksa ndryshe, po ju nuk po arrini ta gjeni shkakun e ketij ndryshimi. Dicka nuk shkon. Ju e ndjeni, por nuk dini te thoni me siguri se cfare eshte.

Me poshte rradhiten 20 shenja dalluese qe ai po ju tradheton: 

1- Ai ndryshon rutinen e tij te perditshme. Kur ju kaloni muaj ose vite me dike, ju e njihni sjelljen  tij/saj tipike. Ju e dini se si sillen ata ne disa situate te caktuara. Befas ai fillon ca aktivitete te reja pas punes. 

2- Ai ka luhatje te paparashikueshme te humorit. Ai mund te jete i nxehur ne nje moment dhe befas, teper i dashur ne momentin tjeter. Ai nevrikoset sidomos shume me ju kur ju i beni pyetje te thjshta, si: “Nga po del?”, “Cfare ore e le punen sot?”, etj etj. 

3- Ai ben ndryshime te dukshme ne peshe dhe ne pamje, si dhe ne higjenen e tij personale. Befas fillon te bleje ca rroba te reja, te perdore me shume parfum kur del, te mirembaje me shume mjekren, etj. Shkurt, fillon ta mbaje me shume veten. 

4- Shijet e tij muzikore fillojne te ndryshojne ne menyre drastike. Befas, ai fillon te degjoje shpesh muzike pop, ose klasike, gje qe me perpara nuk i pelqente. 

5- Ai nuk i mban mend mire gjerat ose detajet, ose mund te te thote dy here te njejten gje ose mund te te thote: “Cfare? Ta kam treguar njehere, nuk mban mend?”, kur ne fakt kete mund t’ia kete treguar tjetres. 

6- Befas ai kerkon me shume privatesi, kohe vetem, kohe per te reflektuar, etj. Por, kujdes ketu: nje mashkull mund te kerkoje kohe vetem, edhe sepse nuk eshte i sigurte per ndjenjat e tij ndaj jush. 

7- Ju vini re nje ndryshim drastik ne oreksin e tij seksual, si dhe ne menyren si ben seks me ju. Meshkujt qe tradhetojne jane me te predispozuar te kryejne marredhenie seksuale me partnren e tyre kur e tradhetojne ate. Por, ata gjithashtu, mund te shmangin seksin me ju nese po ju tradhetojne dhe kane ndjenja per tjetren. Hmm. 

8- Ai e fsheh menyren se si menaxhohen parate dhe se ku shkojne ato. Befas ju vini re qe ai po shpenzon shuma te medha parash, te cilave ju nuk ia dini destinacionin ku shkojne. 

9- Ai ka njohur ca shoke te rinj tek puna, me te cilet del vazhdimisht, ose befas, ne pune e kane ngarkuar me me shume pergjegjesi e tani I duhet te punoje me orare te tejzgjatura. 

10- Ai tregohet i kujdesshem me teknologjine. Telefoni i tij hapet vetem me password; Nuk e le kurre telefonin ne tavoline kur shkon te lahet; E mban gjate gjithe kohes telefonin ne dore ose ne xhep; E mban telefonin me ‘vibrim’ ose ‘silencioz’; Fillon ta perdore me shpesh telefonin (dhe jo per ju), etj. 

11- Gjen pretekste dhe zihet vazhdimisht me ju, qofte dhe per gjera te vogla. Ai mund ta beje kete per te gjetur nje justifikim per t’u larguar nga ju e per te shkuar tek tjetra. 

12- Ai ju akuzon vazhdimisht qe e tradhetoni. Ju akuzon se mund te flisni me ish-in tuaj, ose qe flirtoni me te tjere pas kurrizit te tij – edhe pse ju nuk po beni asnjeren nga keto. Ai po projekton ndjenjat e tij te fajit tek ju, duke hamendesuar qe dhe ju po tregoheni jo besnike ndaj tij, si ai ndaj jush. 

13- Befas fillon t’iu keshilloje qe te dilni me shpesh me shoqrine tuaj e me shoke ose shoqe qe keni kohe pa i pare. 

14- Edhe pse nuk ka qene ndonjehere tip romantik me ju gjate lidhjes, befas shfaqet tek ju me nje buqete me lule, nje varese, apo nje dhurate dhe nuk ka nje arsyetim te forte per kete gjest kur ju e pyesni “Me cfare rasti?”. 

15- Sa here qe ju tregoheni e dashur dhe perkujdesese me te, ai ju thote se nuk ju meriton e qe ju meritoni dike me te mire se ai. Ai ndihet ne faj e ju nuk e kuptoni kete. 

16- Befas fillon t’iu flase per nje tjeter. Pa dashur e pa kuptuar ju krahason vazhdimisht me te dhe flet me shume pasion per te. Mund te jete nje vajze e re tek puna; nje shoqja e nje shokut te tij, etj, etj. 

17- Ai ju fshin nga te gjitha rrjete sociale ose ju ben ‘block’, qe ju mos te shihni bisedat e komentet qe ai ben me te tjerat. Ai, gjithashtu, fillon t’i beje ‘follow’ shume femrave ne rrjetet sociale dhe nuk duken si kushurirat e tij. 

18- Ju gjeni gjera te cuditshme ne apartamentin e tij, si per shemnbull: buzekuq, mbathje, e te tjera dhe ai ju betohet qe do i kete harruar ndonje shok qe ka qene aty me te dashuren e tij, ose nena, ose motra e tij. 

19- Ju akuzon vazhdimisht sesa e pazonja jeni per t’i bere gjerat mire, ose se sa keq i beni gjerat. Nuk le rast pa u ankuar per sjelljen tuaj. 

20- Ju e ndjeni qe dicka nuk shkon dhe qe ai po ju tradheton.

Nese partneri juaj ben 1-3 nga keto gjera, une nuk do nxitohesha te stresohesha. Mund te jete dhe rastesi. Por, nese partneri juaj ben 7 nga keto ose me shume, atehere mbase do filloja te mendohesha mire perpara se te vija doren ne zjarr per besnikerine e tij.

1 comment:

  1. Faleminderit zotëri për parashikimet tuaja të vërteta. Unë quhem Zara Matteo. Kjo është me të vërtetë e pabesueshme dhe unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, provova të gjitha mjetet e mundshme që munda të ktheja burrin tim, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka krijuar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte shpresë për tu ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. për të provuar dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe vetëm atëherë ish-i im më thirri. Zotëri, tani jemi më të lumtur se kurrë. Gjithçka duket perfekte dhe kaq natyrale! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Ju gjithashtu mund ta bëni Whatsapp:
    +17168691327

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË