Friday, April 24, 2020

Motivet dhe nevojat qe na shtyjne ne perzgjedhjen e partnerit

Me poshte do te gjeni te renditura disa nga teorite dhe spekullimet me te njohura mbi motivet qe na shtyjne ne perzgjedhjen e partnereve: 

► Ne mund te terhiqemi nga persona te ngjashem me prinderit tane. Pse jo? Te tille njerez ne i njohim me mire dhe ndihemi me rehat, sidomos kur kane karakteristika pozitive. Ne jemi me te familjarizuar me ta dhe si rrjedhoje ndihemi me rehat e te lirshem prane tyre. Ata jane nje "terren i njohur dhe i sigurte" per ne. Ne pjesen me te madhe kjo eshte gje e mire, por ne mund gjithashtu te terhiqemi dhe nga cilesi negative te prinderve, si per shembull: tejmase kontrollues, mbiprotektiv, te ftohte, etj. gje qe mund te coje ne disa probleme serioze ne martese ne te ardhmen. Eshte vene re se, shpesh gjerat qe e terheqin me se shumti nje cift ne fillim, behen pikerisht me vone shkaku i shume problemeve. Cilesi si: i ngrohte, i shoqerueshem, terheqes, etj., me vone perceptohen si fallsitet, siperfaqesor, manipulues, etj. Cilesi si serioziteti, siguria, parashikueshmeria, me vone perceptohen si te merzitshme, monotone, etj. Keshtu per shembull, kur nje vajze terhiqet nga nje person jo shume emocional, i ftohte, i qete (si babai i saj), atehere ajo perfundon duke u bere shume kritike dhe e pakenaqur duke e bere keshtu te shoqin e saj me vetembrojtes dhe te terhequr.

► Ne mund te jemi te motivuar te riperserisim marredhenie te vjetra, edhe nese kane qene negative. Per shembull, nese kur keni qene femije ju keni ndermarre rolin e prindit ne familjen tuaj, ka shume gjasa qe te jeni te prirur te zgjidhni nje partner me probleme qe ka nevoje te ndihmohet nga ju, nje person per te cilin te kujdeseni gjithmone, sepse kjo eshte menyra se si ju jeni mesuar. Keshtu, nese babai juaj ka qene nje deshtim dhe mamaja juaj nje grua shume grindavece, ose nese ata te dy ziheshin ne menyre te vazhdueshme bashke, apo ti je grindur ne menyre te vazhdueshme me nje vella ose moter, ne menyre te pandergjegjshme ti do te mundohesh t'i rikrijosh keto situate ne te ardhmen gjate marteses tende, edhe pse kane qene e do te jene negative. Kjo gje quhet "model riperserites". Edhe pse ne mund te largohemi nga shtepia, ne vazhdojme te ruajme te njejtin mjedis psikologjik ne mendjen tone edhe me bashkeshortin apo bashkeshorten tone ne te ardhmen. Ne raste te tjera, ne mund te perpiqemi te riperserisim disa marredhenie te vjetra me shpresen se kete rradhe do kete nje perfundim pozitiv. Per shembull, nje vajze qe eshte rritur nga nje baba teper kritik, i ftohte dhe distant emocionalisht, mund te martohet me nje person te ngjashem me shpresen se do ta ndryshoje bashkeshortin e saj e do t'ia fitoje atij zemren, duke u perpjekur keshtu te zevendesoje dashurine e munguar nga i ati i saj kur ishte e vogel. 

► Por ne gjithashtu jemi te prirur te mos i riperserisim problemet qe kemi perjetuar ne marredheniet tona te meparshme. Per shembull, nese jemi rritur nga nje prind alkoolist apo i dhunshem, ju mund te jeni te prirur te terhiqeni nga persona qe jane totalisht kunder alkoolit, ose nga persona qe nuk jane aspak agresiv, por perkundrazi, te bute. Gjithashtu, nese ju jeni ndare ne te shkuaren nga dy apo tre persona qe kane qene natyre e ftohte emocionalisht, ju do te jeni te predispozuar te mos lidheni me me nje person te tille ne te ardhmen. Gjithashtu, nese njeri prind ka qene njeri teper i perkushtuar ndaj punes e jo shume prezent ne familje, ose e ka lene nenen tende per nje grua tjeter, ti mund te behesh nje person qe perpiqet gjithmone ta shmange afrimitetin me cdo njeri (perfshi bashkeshortin/en), ose zgjedh persona te pasigurte ne vetvete, te varur emocionalisht dhe qe nuk duan te ndahen. Levine (1992) ka folur gjere rreth merise dhe ndjenjave ambivalente qe shume gra perjetojne karshi burrave ne pergjithesi dhe se si kjo interferon ne zgjedhjet e tyre apo selektimin e partnereve,

► Ne gjithashtu mund te perzgjedhim nje partner qe na “ploteson” pikat ton ate dobeta, apo dike qe do te na kenaqte nevojat tona te pandergjegjshme. Keshtu ne mund te kerkojme per nje partner qe do te na plotesonte nje nevoje tonen qe nuk na eshte plotesuar gjate femijerise nga njeri prind. Per shembull, nje person qe eshte ndjere qysh ne femijeri i padashur apo i lene pasdore nga prinderit e tij, nje person qe flet pak, etj., mund te perzgjedhe nje partner qe flet shume dhe qe eshte ekstremisht i dashur dhe perkujdeses. Keshtu nje person jo shume i afte do terhiqej nga nje person shume i suksesshem. Nje person qe i kontrollon shume emocionet e tij dhe eshte me i terhequr si natyre, do te terhiqej me shume nga nje person qe eshte me ekspresiv dhe i  shoqerueshem, e keshtu me rradhe.,.

2 comments:

  1. Play Slots & Casino Games | DrmCD
    Online Slots 춘천 출장마사지 & Casino Games at DrmCD! Play the latest slots, table games and 양주 출장마사지 live 제주 출장마사지 dealer casino games! Experience 남원 출장샵 classic slots and 대전광역 출장샵 video poker

    ReplyDelete
  2. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË