Friday, June 8, 2018

10 gjera qe meshkujt bejne kur nuk ju dashurojne

A ju ka ndodhur ndonjehere te keni njohur meshkuj, sjellja e te cileve t'iu jete dukur jashtetokesore ose pa lidhje? Te mendoni se pse dreqin sillet ashtu sic sillet? Epo, kjo s'do vazhdoje per shume gjate. Lexoni me poshte disa sjellje te caktuara qe bejne meshkujt kur nuk jane te dashuruar. 


10- Ai zhduket per ca kohe nga ju dhe pastaj rikthehet tek ju sikur s'ka ndodhur asgje. 

Cfare ndodhi? - Ai ju shkruajti ose ju mori ne telefon pas nje periudhe ku nuk u kujtua per ju.

Si e shpjegon ti kete? - Ai ka qene shume i zene dhe nuk ka patur kohe te me shkruante ose e kishin rrembyer alienet e tani arriti t'ia mbathte, por me siguri me ka menduar gjate gjithe kesaj kohe.

Cfare do te thote ne te vertete? - Ai po pyet veten nese je ende gjalle dhe e do akoma. 

 

9- Ai ju shkruan vete i pari, por pastaj e le pergjysem biseden. 

Cfare ndodhi? - Ai ju shkruan e pastaj ne mes te bisedes nuk ju kthen me pergjigje. 

Si e shpjegon ti kete? - Ai do kete shume pune dhe do jete shume i zene. Me siguri i ka rene bateria e telefonit. Dicka i ka ndodhur patjeter, por padyshim qe ai ka dashur te fliste me gjate me mua.

Cfare do te thote ne te vertete? - Ai thjesht ka dashur qe ju te kujtoheshit per te ne rast se jeni e lumtur pa te dhe e keni harruar te shkuaren.

 

8- Ai nuk perpiqet ta vazhdoje komunikimin jashte rrjeteve sociale.

Cfare ndodhi? - Ju keni kohe qe flisni online, por ai akoma nuk ju ka ftuar per kafe.

Si e shpjegon ti kete? - Eshte tip modest dhe ka frike mos une i them "jo", ose mbase ka frike nga ndjenjat qe ka per mua. Ai nuk eshte ende gati te takoje nje vajze kaq te mrekullueshme si une, por jam e bindur qe do me ftoje patjeter per kafe me vone.

Cfare do te thote ne te vertete? - Ai nuk ka deshire t'iu ftoje per kafe. Ai thjesht do te beje muhabet me ju, por jo ne jeten reale. 

 

7- Ai avullon nga jeta juaj.

Cfare ndodhi? - Ju ia kaluat shume bukur bashke e ai befas u zhduk.

Si e shpjegon ti kete? - Atij i duhet kohe qe te pranoje faktin se ka gjetur shpirtin e tij binjak. Ai po me teston durimin, ose mbase s'do te perfshihet emocionalisht me dike per momentin, por jam e bindur qe neser, pasneser, ose nje dite tjeter, gjithcka do te ndryshoje e gjerat do shkojne shume mire mes nesh. 

Cfare do te thote ne te vertete? - Ai nuk ju sheh ju si nje partnere per jeten. 

 

6- Ai konkuron me djemte qe shprehin interes ndaj teje.

Cfare ndodhi? - Ai kujtohet per ju vetem kur nje mashkull tjeter tregon interes per ju.

Si e shpjegon ti kete? - Ai eshte xheloz. Gjerat duket qe do ndryshojne qe sot e tutje mes nesh. Tani qe ai e kuptoi qe ka meshkuj te tjere qe me duan, ka frike mos me humbet dhe kuptoi me ne fund se sa me do.

Cfare do te thote ne te vertete? - Ai ka nevoje per sfida te vazhdueshme. Do t’i vertetoje vetes se eshte me i mire se te tjeret. Nje marredhenie pa sfida, thjesht nuk i duket interesante atij. 

 

5- Ai ju thote te mbeteni shoke.

Cfare ndodhi? - Ai ju sugjeron te mbeteni shoke, por ai vazhdon ende te flirtoje me ju.

Si e shpjegon ti kete? - Ai s'e ka kuptuar ende qe eshte i dashuruar me mua. Ka frike se mos i them une 'jo', por nuk me reziston dot. Ai mendon qe te jemi miq me pare e pastaj ta ndryshoje kete gje ne nje lidhje romantike.

Cfare do te thote ne te vertete? - Ai, padyshim qe e ka kuptuar qe ju e dashuroni dhe atij i duket qejf kjo gje dhe do luaje pak me ju. Por, nje dite ai do trashet e sa te gjeje nje te dashur tamam, nuk do kujtohet me per ju. 

 

4- Ai nuk kalon shume kohe me ju dhe iu takon vetem kur ai do.

Cfare ndodhi? - Ju takoheni me raste pasi ai mbaron punen dhe vetem kur ai ka kohe. 

Si e shpjegon ti kete? - Ai eshte i zene. Ato pak ore qe i kane mbetur, ai i kalon me mua. Sa i dashur qe eshte! :-) Ai madje, ndonjehere, del me mua edhe pse mund te rrinte shume mire ne shtepi se eshte i lodhur...

Cfare do te thote ne te vertete? - Per te eshte shume e leverdisshme dhe e rehatshme te kete nje partnere per seks, por shume shpejt ai do kete nje lidhje te vertete dhe nje te dashur tamam dhe papritmas, puna e tij nuk do jete kaq e rendesishme sa c'eshte tani me ty dhe ti do pyesesh veten "PSE?!"

 

3- Ai nuk ju prezanton me familjen ose shoqerine.

Cfare ndodhi? - Ju jeni pak a shume nje cift, por ju nuk ia njihni shoqerine dhe familjen. Ju i kaloni pushimet vec e vec. 

Si e shpjegon ti kete? - Ai nuk do te me sikletose mua. Ai duket qe eshte shume i lidhur me familjen e shoqerine e tij, ja pse dhe kalon me shume kohe me ta, sesa me mua. Ai ka frike mos une nuk do i pelqej ata kur t'i njoh. 

Cfare do te thote ne te vertete? - Ju nuk keni aq rendesi per te sa ka familja dhe shoqeria e tij. Ai nuk do qe ata te mendojne se te ka te dashur, ose me keq: nuse. Dhe kjo ndodh sepse ai nuk ju sheh si te tille. 

 

2- Ai sillet si nje shok. 

Cfare ndodhi? - Ju flisni gjate gjithe kohes online. Ju shiheni vazhdimisht me njeri-tjetrin, se keni shoqeri te perbashket. Ju ia kaloni shume mire, por nuk ka asgje romantike ne mes. 

Si e shpjegon ti kete? - Ai me do, por plaget qe ka nga lidhjet e meparshme nuk jane sheruar ende, ndaj dhe ai s'do te beje nje levizje tani per tani. Po qendroj si shoqja e tij per momentin dhe me vone, ai do e kuptoje qe me dashuron mua.

Cfare do te thote ne te vertete? - Ti je nje shoqe e mire dhe ai ia kalon mire me ty, por nuk je tipi i te dashures qe ai kerkon. Ti nuk je asgje me shume, sesa nje shoqe. 


1- Ai nuk deshiron te diskutoje te ardhmen tuaj bashke dhe nuk do qe gjerat te ndryshojne, por te qendrojne sic jane.

Cfare ndodhi? - Kur ju perpiqeni t'i flisni per te ardhmen, ai behet shume misterioz dhe nevrikoset shume, ose thjesht ju thote: "Nuk e di".

Si e shpjegon ti kete? - Ai nuk po mesohet me faktin qe marredhenia jone eshte shume serioze. Ai do qe propozimin te ma beje surprize. Gjithsesi, ai ka ca probleme financiare e s'do qe une t'i kem barre mbi kurriz ne te ardhmen. Sapo ai t'i rregulloje keto probleme, ne do martohemi, padyshim!

Cfare do te thote ne te vertete? - Ju nuk i dukeni dhe aq atij si kandidatja me e mire per bashkeshorte dhe nene e femijeve te tij. Atij i pelqen menyra se si jane gjerat mes jush per momentin, por ai nuk do asgje me shume. Ai nuk deshiron te flase per te ardhmen me ju, sepse nuk ju sheh juve si pjese te se ardhmes se tij.

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË