Thursday, September 10, 2020

Si t'i menaxhosh meshkujt qe duan thjesht seks

Te dashura vajza, a i keni dhe ju frikerat e meposhtme?

- Kam frike se ai do thjesht seks nga une.

- Kam frike se ai do te me ftoje per te dal vetem darkave pas ores 9. 

- Kam frike se ai do te me braktise pas seksit. 

- Kam frike se po t'i them jo, do e humbas si rast e ai do shkoje tek nje tjeter. 

Edhe une i kam patur dikur keto frikera kur isha nje grua e dobet. Nje marredhenie me nje mashkull qe do thjesht seks eshte nje marredhenie shume konsumuese menderisht e fizikisht dhe eshte humbje kohe, jo nje marredhenie. 

Ne fakt, nuk eshte as lidhje. Kur vjen puna tek meshkujt, duhet patur parasysh qe ata dine ta ndajne nje marredhenie thjesht per seks nga nje lidhje. Ndryshe nga femrat qe mendojne se me meshkujt me te cilet puthen apo bejne dashuri kane nje lidhje, meshkujt i mendojne ndryshe gjerat. 

Shume femra, sapo takojne nje mashkull, pa e njohur mire ate, investohen shume shpejt emocionalisht dhe perpiqen ne te gjitha menyrat ta bejne per vete personin qe duan. Duke u perpjekur shume, automatikisht ato (ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme) bejne shume gjera qe i bejne te duken keq para nje mahkulli. Krijojne pershtypjen e femres se deshperuar, me vetevleresim te ulet, vetebesim zero, qe i mungon vemendja, etj, etj... Lista eshte e gjate e nuk dua te vazhdoj e t'ju bej te ndiheni me keq. 

Mbase ti mendon se duke dal me te e duke bere seks, ai do te njohi me mire ty e do bjere ne dashuri me ty e do doje dicka me shume. Kjo rralle ndodh. 

Dikur edhe une jam ndjere keq e kam qare shume. Ne ate kohe nuk e kuptoja pse menyra ime e te dashuruarit nuk funksiononte. Atehere une nuk kisha besim tek vetja, kisha frike nga braktisja, frike se nuk do me donin, etj, etj. Kur e shoh veten time ne retrospektive, kuptoj gabimet qe kam bere ne te shkuaren dhe qe isha futur ne nje kurth emocional. Tani e kuptoj qe atehere kisha mentalitetin e viktimes.

Mbase dhe ti qe po e lexon kete gjendesh tani ne kete kurth emocional. Me siguri ti po qan per veten dhe jeten tende dashurore dhe une e di qe ti meriton nje djale te mire qe te doje e respektoje ashtu sic ti deshiron dhe qe te doje per ate qe je.

Por pyetjet me te rendesishme ketu jane:

- Pse ai e meriton dashurine tende kur ai s'ka bere asgje realisht per te fituar vemendjen tende e ndjenjat e tua?

- Pse i ul standardet e pranon te keqtrajtohesh emocionalisht vetem per te qendruar me dike?

- Pse i beson nje mashkulli kaq shpejt?

- Pse i beson atij me shume sesa vetes? Mos eshte ngaqe ndihesh e frikesuar dhe ke shume frikera sic u permenden me lart, sic kisha une dikur ne te shkuaren?

Vajze e dashur, ka ardhur koha per ty te marresh jeten tende nen kontroll e t'i kujtosh vetes qe ti vlen me shume e meriton me shume dhe JE TI PERSONI ME I RENDESISHEM I JETES TENDE! Te tjeret jane thjesht nje plus ne jeten tende. Zgjidh personat qe ta zbukurojne jeten e jo ata qe te sjellin trishtim e nuk te lene te rritesh e te behesh versioni me i mire i vetes tende. 

Se pari, kupto qe nuk duhet te dashurosh menjehere dike qe nuk e njeh mire. Njihe avash avash e shiko nese ai e meriton qe ti ta duash, apo jo. Prit. Lere ate te beje gjera per te merituar vemendjen e dashurine tende. Mos e fal zemren kollaj e mos e shit veten lire. 

Se dyti, nese nje mashkull, ju thote per seks qe ne fillim te njohjes, kjo nuk do te thote qe ai do thjesht seks nga nje femer. Kjo do te thote qe, AI DO THJESHT SEKS NGA JU. Shume meshkuj qe shprehen keshtu me nje femer, realisht vazhdojne kerkimin e tyre per "femren ideale", nderkohe qe mbajne dike per qejf derisa te dali "e duhura". Nese ju pranoni te qendroni ne nje marredhenie thjesht-seks me dike, dijeni qe ju jeni femra qe rri me ata "rruges" se gjetjes se femres ideale per ta. Deshironi te jeni thjesht nje kalim kohe per dike. Nese ai nuk mendon se ju jeni me e mira, pse ju mendoni se ai eshte me i miri per ju? Ke person doni realisht me shume, veten tuaj apo dike tjeter? 

Nese ju vazhdoni te rrini me dike qe nuk ju do, kjo thjesht tregon qe ju nuk doni realisht veten tuaj. Te duash veten nuk eshte dicka qe te gjithe e bejne. Te duash veten do te thote te kesh aq respekt per veten saqe te mos lejosh askend te te perdori, te sillet keq, t'ju beje te ndiheni keq, etj. Do te thote te vesh veten te paren. Do te thote te eleminosh nga jeta jote cdo person qe ju ben te ndiheni e demoralizuar, sikur ju nuk keni shume vlera, qe ju nuk mund t'ia dilni, qe ju s'mund te kerkoni me shume nga jeta, etj. Te duash veten do te thote ta rrethosh veten nga njerez qe nxjerrin ne pah anen tuaj me te mire, ju motivojne te jeni nje njeri me i mire dhe ju bejne te ndiheni te qete, te relaksuar e mire ne pranine e tyre. Keta jane personat qe ju duhet te perzgjidhni ne rrethin tuaj shoqeror apo dhe si partner. 

Nese nje mashkull, ju ben te qarte qe deshiron thjesht seks nga ju, mos fajesoni veten se ju keni bere dicka gabim. Beni paqe me veten qe s'eshte faji juaj. Beni paqe me veten qe s'do te pelqeheni e shiheni per seriozisht nga te gjithe. Dhe kjo nuk do te thote qe ju nuk vleni, apo jeni te shemtuara, apo kot. Jo, kjo do te thote thjeshte qe ai person nuk eshte i duhuri per ju. 

Kur nje mashkull ju ben te qarte qe ne fillim se do thjesht seks, ajo qe ju duhet te beni eshte t'i uroni me te mirat atij personi e t'i uroni ta gjej diku tjeter ate qe po kerkon. Thjesht kaq. Urojini me te mirat dhe kuptoni qe rruget tuaja te jetes nuk jane te ndertuara ne te njejtin drejtim. Urojini fat e thojini mirupafshim. Ju thjeshte humbet nje rast me nje mashkull, qe nese do kishit pranuar te ngaterroheshit, do ju humbisne me shume kohe nga jeta ne nje marredhenie qe s'do kishte asnje te ardhme. Ne kete menyre, ju vertet humbet nje rast, por realisht humbet nje rast koti. Duke bere keshtu ju i treguat vetes qe ju realisht e doni veten dhe mendoni se meritoni me shume, keshtu qe urime! Kjo tregon qe tani ju jeni me e pjekur dhe me e matur. 

Mos i ulni standardet tuaja vetem per te gjetur dike. Prisni. I duhuri eshte ai qe ka durimin t'iu njohe e jo t'i bjeri shkurt me ju. Qendroni me mire vetem sesa me dike qe s'deshiron t'iu njohe realisht. Meshkujt investohen emocionalisht vetem kur ju bejne pyetje rreth jush per t'iu njohur me mire. Nje mashkull qe do thjesht seks, nuk do te deshiroje t'iu njohe me ne thellesi e si rrjedhoje nuk do mesoje tju doje ndonjehere.

1 comment:

  1. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË