Thursday, June 25, 2020

Si te identifikoni nje pedofil

Sipas eksperteve te sistemit te drejtesise, disa nder shenjat me te zakonshme te pedofileve perfshijne: 

1- Zakonisht eshte nje mashkull i rritur. 

2- Eshte zakonisht i martuar. 

3- I kupton femijet me mire se nje i rritur. 

4- Shoqerohet me pak te rritur. 

5- Zakonisht preferon femijet e nje moshe specifike. 

6- Zakonisht preferon ose femrat, ose meshkujt, por mund te jete biseksual. 

7- Mund te kerkoje pune, ose te punoje me femije, moshen e tecileve terhiqen. 

8- Ruan pornografi me femije ne kompjuter ose ne telefon. 

9- Eshte zakonisht inteligjent mjaftueshem sa qe te kuptoje qe ka nje problem. 

10- Mund te merret me pune te ndryshme, nga profesione pa ndonje aftesi specifike deri tek drejtore ekzekutive.

11- Shpesh ka qene vete i abuzuar kur ka qene femije dhe kerkon femije qe jane ne moshen apo stadin e zhvillimit ne te cilen ai ka qene kur ka qene abuzuar. 

12- Zakonisht nuk eshte i dhunshem dhe s'para ka pasur probleme me ligjin. (Pedofilet zakonisht jane njerez shume te respektuar ne shoqeri). 

13- Shpeshhere perpiqet ta justifikoje veten dhe veprimet e tij duke i menduar ato si me impakt pozitiv tek femija dhe perpiqet t'i ndrydhe mendimet apo ndjenjat negative qe u ka bere keq atyre. 

14- Mund t'u jape droge viktimave te tij qe t'i ule ndergjegjesimin. 

15- Ndonjehere e portretizon femijen si "agresorin". Kjo ndodh kur femija nuk i jep "favore seksuale" nese nuk merr ate qe deshiron, si: lodra, embelsira, udhetime, etj. 

16- Flet per femijet ashtu sic do te fliste nje i rritur per te dashuren apo gruan. 

17- Zakonisht ruan fotografi te viktimave te tij, ku femijet jane te veshur, nudo ose gjate akteve seksuale. 

Zakonisht nje pedofil perpiqet te fitoje besimin e nje familjeje, duke u veteofruar te kujdeset per femijen kur prinderit e tij dalin, ta nxjerre femije per shopping, ose per udhetime, ose te shpenzoje kohe me femijen ne menyra te ndryshme. 

Shumica e pedofileve nuk fillojne te abuzojne nje femije pa u siguruar qe kane fituar besimin e tyre. Zakonisht pedofilet kerkojne femije qe jane vulnerabel ndaj taktikave te tyre, femije te cileve mbase u mungon vemendja e prinderve ne shtepi. Zakonisht ata do e paraqesin veten si nje figure e mire "prinderore" para femijes. Shume pedofile zakonisht perpiqen te lidhen me nena beqare dhe perpiqen te fitojne besimin e tyre ne menyre qe te qendrojne me femijet vetem ne shtepi. Nje abuzues femijesh zakonisht perdor nje game te gjere taktikash qe te fitoje besimin dhe te mashtroje femijen, si per shembull: ruajne disa sekrete te femijeve, ben lojera te ndryshme erotike, perqafime, puthje, prekje, etj. E ekspozon femijen ndaj pornografise, perpiqet ta korruptoje me para ose dhurata, levdata - dhe me e keqja e te gjitha te keqijave - me afeksion e dashuri. Duhet kuptuar qe keto taktika perdoren per te izoluar dhe c'orientuar femijen. 

Mos harro: Ti nuk mund t'i ndalosh pedofilet te bejne ate qe bejne. Por ti mund t'u mesosh femijeve te tu si t'u vendosin kufinj dhe limite te tjereve, duke i rritur ne nje atmosfere te ngrohte familjare, ku nuk mbahen sekrete. Pedofilet, rrallehere terhiqen nga femijet me vetebesim, ku familja eshte e forte dhe figura aterore eshte gjithmone prezente dhe aktive ne familje. Ata zakonisht perzgjedhin femije, te cileve u mungon vemendja familjare, te cilet jane te lene menjane, apo qe jane te deshperuar per vemendje. Pedofilet mund te jene te martuar, beqare, te divorcuar, ne lidhje, heteroseksuale, homoseksuale, apo biseksuale. Ata mund te duken "shume burrerore" ne pamje, ose mund te duken si njerez qe nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Ata mund te jene doktore, avokate, mesues, mekanike, shites dhe sigurisht, edhe lider fetare. Zakonisht ata jane te mire ne komunikim dhe dine si te fitojne besimin e nje familjeje. Shpesh nje pedofil do ndihet me rehat duke folur me femijen tuaj, sesa me ju. Shpesh jane komshinj, te aferm apo familjare. 

Pedofilet i idealizojne femijet - i vendosin ata ne piedestal dhe mendojne se ata nuk i bejne kurre keq njeriu. Zakonisht ata e dekorojne shtepine e tyre ne menyre te tille, qe te jete terheqese per femijet - me ngjyra, lodra, postera filmash, etj, etj. 

Disa nder indikatoret qe nje femije mund te jete viktime e nje abuzimi seksual perfshijne: 

1- A semuret befas femija juaj, apo ankohet qe eshte semure - sidomos kur do i duhet te takoje dike qe me pare i pelqente ta takonte?

2- A ka femija juaj befas luhatje humori? A veteizolohet apo deshiron te rrije vetem ne dhomen e tij? 

3- A duket femija juaj befas i zymte apo nevrik? 

4- A perpiqet femija juaj te shmange nje person, te shkoje ne ndonje event te shkolles, praktike, loje apo "te fle tek shtepia e shokut/shoqes"? 

5- A ka shfaqur femija juaj se fundmi nje interes rreth alkoolit ne shtepi, deshiron te dije ku e mbani dhe cfare shije ka? 

6- Kontrolloni rrobat e femijeve tuaj, vecanerisht mbathjet e tyre. A kane ato gjurme gjaku apo sperme? E di qe eshte e neveritshme, por fatkeqesisht eshte nje tregues i forte. 

7- A po shfaq femija juaj interes kohet e fundit ne "lojera erotike" me femijet e tjere? Kujdes ketu, kjo ndodh dhe tek femijet normale, por nese interesi eshte ekstrem, dicka mbase nuk shkon. Gjithashtu, kjo varet ketu edhe nga mosha e femijes. 

8- A perdorin ata fjale seksuale, rreth pjeseve te trupit, aktit te seksit? 

9- A vazhdojne ata te bejne lojera te fshehta erotike me moshataret e tyre, edhe pasi kapen dhe u thuhet mos ta bejne? 

10- A perpiqen ata te imitojne akte seksuale me lodra, kafshe apo femije te tjere?

11- A ankohet femija juaj se i dhemb pjesa e prapme e trupit? 

12- A perpiqet femija juaj befas t'ju preke juve gjoksin, t'ju puthe ne buze, etj?

Kujdes: Te qenurit i martuar dhe te paturit e nje femije nuk e perjashton dike nga te qenurit pedofil. Pedofilet pelqejne te jene rrotull femijeve dhe u pelqen t'i trajtojne ata si moshatare. 

Cfare mund te beje nje prind per te mbrojtur femijen e tij? 

1- Supervizo femijen gjate kohes se lire, jashte kurrikules shkollore. 

2- Mesoje femijen si te jete i mbrojtur nga abuzuesit online. 

3- Sigurohu qe femija juaj te ndihet qe ka mbeshtetje emocionale. 

4- Mesoje femijen te kuptoje se cfare perfshin "prekjet e gabuara", apo sjellje te ngjashme. 

5- Perpiqu te kuptosh kur dicka nuk shkon me femijen tend. 

1 comment:

  1. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË