Thursday, October 11, 2018

27 shenja qe ju jeni ne nje lidhje toksike

Te jesh ne nje lidhje toksike eshte si te pish nje cigare. Ju mund t’ju shijoje per momentin, por ajo po iu helmon juve se brendshmi cdo dite. 

Ndonjehere eshte e veshtire te kuptosh nese je ne nje marredhenie toksike, por nese ju po e lexoni kete artikull, atehere ka shume gjasa qe te jeni. 

Si fillim, le ta nisim me nje perkufizim te marredhenies se shendetshme. Nje marredhenie e shendetshme perfshin nje perzierje te komunikimit, respektit, barazise, perkujdesjes, perkushtimit, vete-permiresimit dhe kenaqesise. Ju e dini qe jeni ne nje marredhenie te shendetshme, kur ju ndiheni e lumtur dhe e kenaqur; kur ju e ndjeni se mund te mbeshteteni tek partneri juaj dhe se mund te keni besim tek ai. E kunderta e kesaj perben ate c’ka quhet nje maredhenie toksike. 

Per te kuptuar me shume nese jeni ne nje marredhenie te tille, lexoni treguesit e meposhtem: 

1- Ju ndiheni e konsumuar. Ne vend qe lidhja t’ju jape me shume gezim e entuziasem, ajo ju ben te ndiheni e konsumuar menderisht. Pyesni veten: e gjeni shpesh veten te shtrire ne krevat e te trishtuar? 

2- Ju nuk i besoni partnerit tuaj. Nese ju ia kontrolloni telefonin atij per te zbuluar nese ju tradheton, apo ju nuk i besoni asnje fjale qe ai ju thote, atehere ju nuk i besoni atij e ky eshte nje tregues tjeter. Besimi eshte nje nder bazat kryesore te nje marredhenieje te shendetshme. 

3- Ju jeni nen gjykim te vazhdueshem. A ju quan ai ‘budallaqe’ per dicka qe keni bere? A ju kritikon ai ne menyre te vazhdueshme per zgjedhjet tuaja, veshjen tuaj, apo gjerat qe thoni? 

4- Ndiheni nen nje atmosfere armiqesore kur jeni me te. Ju shpesh mund te keni frike mos e nevrikosni apo merzisni ate me ndonje gje. Ju ndjeni sikur cdo gje qe ju beni apo thoni, e nevrikos ate, apo mund te jete shkak i nje debati. 

5- Ju nuk mund te mbeshteteni tek partneri juaj. Ju keni plot raste kur partneri juaj ju ka zhgenjyer. Mbase, njehere ai nuk ju shoqeroi per ne shtepi kur ishte vone, sic ua pati premtuar. Mbase ju ndjeni qe nuk mund te hapeni me te per shqetesimet tuaja, etj, etj. 

6- Miqte e tu nuk e pelqejne ate. Miqte, zakonisht, perpiqen te shohin me te miren tek partneret tane dhe nese ata e shohin qe ai s’ben per ju, atehere ka shume gjasa qe te kene te drejte. Nese miqte tuaj e kane inat ate, atehere ky eshte nje tregues. 

7- Ai shfaq nivele te larta narcizismi. Ju degjuat fjalen “narcizisem” dhe mendoni se ky eshte tipi i personit qe i pelqen shume pamja e tij, por nuk eshte vetem kjo. Nje narcizist eshte nje person qe do te kete nen kontroll veten dhe tjetrin, sepse pa kontroll apo pushtet, ai ndihet i dobet dhe i poshteruar. Ata terhiqen zakonisht nga persona te dashur, empatike e mbeshtetes – cilesi keto qe atyre u mungojne. 

8- Ai nuk ju respekton. Mbase ai ju bertet ne sy te shokeve te tij; mbase ai rrotullon syte si i bezdisur kur ju flisni apo beni nje shaka. Cfaredolloj gjeje qe ai ben e qe nuk ju respekton, nuk eshte fare gje e mire! Respekti eshte gjithmone nje cilesi e domosdoshme ne nje marredhenieve te shendetshme. 

9- Komunikimi mes jush nuk eshte gje. Ju ndiheni e frustruar nga komunikimi i dobet me te. Atij i duhen ore qe t’ju ktheje nje mesazh. Ai nuk ju ve ne dijeni me te rejat me te fundit qe po ndodhin ne jeten e tij. Ai nuk hapet per problemet e tij me ju dhe ju shpesh, ndiheni sikur s’jeni fare ne nje marredhenie me te. 

10- Lidhja juaj eshte si nje telenovele dramatike. Miqte tuaj bejne shaka me ju e ju thone qe lidhja juaj eshte bere si nje telenovele. Do ndodhi gjithmone dicka e re dramatike, qofte nje sherr, dicka e tmerrshme qe ai ju ka thene, apo qofte dhe abuzim fizik. Nje marredhenie e shendetshme s’duhet te kete shume drama. 

11- Qe te dy ju e shmangni njeri-tjetrin. Ju mund te jeni ne nje feste me shume njerez e ta shmangni njeri-tjetrin e te tjeret mos ta dine qe ju jeni ne nje lidhje bashke. Sigurisht qe, do kete kohe qe ju do te deshironi pak hapesire nga marredhenia juaj, por nese kjo eshte dicka e rregullt dhe e vazhdueshme, atehere duhet te pyesni veten: pse vazhdoni ende ne kete lidhje? 

12- Ju ndiheni sikur keni ngecur ne kete marredhenie. Ju e dini qe nuk jeni ne nje marredhenie te shendetshme, por ju nuk po e gjeni dot deshiren apo forcen per t’u larguar. Ai mund t’ju kercenoje qe s’do ta lere me kaq, apo qe do perhape thashetheme te keqija ndaj jush nese e lini. Keshtu qe, cfare mund te beni? Se pari, duhet te kuptoni qe ka shume mundesi qe ai te luaje bllofin me ju, keshtu qe lereni. Nese nuk ndiheni e sigurte, qendroni tek ca miq per ca kohe derisa kjo gje te kaloje. 

13- Problemet e tij me vetekontrollin jane kthyer ne probleme rutine. Ne fillim mbase iu eshte dukur romantike kur ai tregohej xheloz me ju, kur nuk ju linte te dilnit shpesh me shoqet, etj, etj. Ka shume mundesi qe ta keni marre kete edhe si nje shenje e afeksionit te tij ndaj jush, por tani gjerat kane kaluar ne nje nivel me ekstrem dhe ju nuk zgjidhni dot as restorantin ku do dilni kur jeni me ate. Per cdo gje vendos ai dhe eshte ai qe e ka totalisht kontrollin. Kjo eshte nje shenje shume e forte e nje marredhenieje toksike. Ciftet duhet ta kene me rradhe kontrollin ne nje marredhenie e s’duhet te jete kurre i njeanshem. 

14- Ka nje mungese perkujdesjeje nga te dyja palet. Ju nuk e mbeshtesni ate ne stilin e tij te jeteses. Mbase ai perdor subastanca narkotike apo perfshihet ne sjellje jo te shendetshme. Mbase ai nuk ju mbeshtet juve, pasi mund te jete egoist ose aspak i interesuar per ju. 

15- Marredhenia duket sikur ka ngecur ne vend e nuk po avancon. Pas shume kohesh qe je ne nje marredhenie, gjerat duhet te jene me te qeta nga se sa ishin ne fillim dhe normalisht duhet te kalojne ne nje stad me te thelle. Nese gjerat jane sic ishin ne fillim, edhe pse ju keni kohe bashke, atehere kjo nuk eshte nje shenje e mire. 

16- Partneri juaj nxjerr ne pah anen tuaj me te keqe. Cdo debat midis jush duket si nje ndeshje boksi. Ju s’keni qene kurre nevrike e tani po e gjeni veten te nevrikosur gjate gjithe kohes. Ju e gjeni veten duke ngritur zerin ne mes te rruges sepse ai po ju luan mendsh nga nervat dhe acarimi. 

17- Kjo marredhenie po ua ul standardet. Nese vetja juaj e para 2 viteve do ju shihte sot qe jeni ne kete marredhenie, cfare do te thoshte ajo? A do shokohej? Mbase atehere kishit standarde me te larta. Mbase atehere ju nuk do e toleronit kurre dike qe t’ju ofendonte apo injoronte dhe ja ku jeni… e po i duroni te gjitha. Kujtojini vetes se, ju meritoni me shume. 

18- Ju ndjeni sikur po ecni ne nje fushe te minuar. A e gjeni veten tuaj duke modifikuar sjelljen tuaj ne menyre qe te shmangni situata te pakendshme me te? Mbase ju nuk i takoni me miqte tuaj (meshkuj), sepse e dini qe kjo do ta bente xheloz te dashurin tuaj, ose mbase ju i shmangni disa tema bisedash, sepse e dini qe ato do te shkaktonin zenka mes jush. 

19- Zenkat mes jush jane kthyer ne rutine. Ju nuk mbani mend kur ka qene hera e fundit kur ju nuk jeni zene. Me vjen keq, por nese kjo ndodh, nuk eshte dicka normale ne nje marredhenie. 

20- Ju i numeroni sjelljet njeri-tjetrit. “Une pagova heren e kaluar. Sot e ke ti!”, etj, etj. Mos lejoni qe marredhenia juaj te shnderrohet ne nje gare mes jush. Ju dhe i dashuri juaj duhet te beni gjera te kendshme per njeri-tjetrin sepse ju deshironi t’i beni ato e jo per t’u barazuar me njeri-tjetrin. 

21- Ju ndjeni sikur nuk beni dot nje gje sakte. Ai ju kritikon si e prisni buken, se si i shqiptoni disa fjale, se si visheni, etj, etj. Ju po vini ne medyshje cdo gje qe beni. Ju po humbisni vetebesimin tuaj e kjo nuk eshte gje e mire. 

22- Ju ndjeni qe s’mund te jeni me vetvetja. Ju nuk ndiheni me si vetja juaj e dikurshme dhe kete ua vene ne dukje edhe miqte tuaj dhe kjo gje ju merzit. Ju dikur ishit me e qeshur, ndersa tani jeni shnderruar ne nje person tejmase pesimist. Ju nuk doni ta pranoni, por kjo mund te vije nga marredhenia juaj toksike me ate. 

23- Ai eshte vazhdimisht pasiv-agresiv ndaj jush. Mbase ai nuk ju flet per nje kohe gjate kur eshte i nevrikosur me ju dhe e mban gjate merine. Mbase ai ju ironizon shpesh ne menyre tallese apo fyese. 

24- Ai eshte tejmase xheloz. Mbase ju nuk e shihni dot as kamarierin ne sy, pa e bere partnerin tuaj te mendoje se ju e pelqeni ate. Xhelozia e tij po e ben marredhenien mes jush totalisht te paperballueshme dhe ju jeni gjate gjithe kohes duke u perpjekur ta ri-siguroni ate se, ju keni sy vetem per ate. Kujdes: zakonisht, personat qe tradhetojne vete jane shume xheloze ndaj partnerit. 

25- Ju e kritikoni njeri-tjetrin ne menyre te vazhdueshme. Ndonjehere, marredheniet toksike jane te dyanshme: ju jepni po aq negativitet sa merrni nga partneri juaj. Disa njerez jane si vaji dhe uji… Thjesht, nuk shkojne bashke. Nese ju nuk e keni patur kurre zakon te kritikonit ish partneret tuaj ne te shkuaren e tani e gjeni veten duke e bere vazhdimisht kete gje, atehere jeni ne nje marredhenie toksike. 

26- Ju dhe partneri juaj keni nje rreth shume te vogel shoqeror jashte marredhenies tuaj. Nje nder shenjat qe jeni ne nje marredhenie toksike eshte kur e gjithe jeta juaj perqendrohet vetem ne lidhjen tuaj me ate dhe ju nuk keni shume miq me te cilet dilni, keshtu qe shpesh hezitoni te largoheni nga nje marredhenie e tille, pasi ashtu ndjeni se do mbeteshit totalisht vetem. Kuptoni qe, kur nje partner eshte kontrollues, ai nuk do qe ju te keni shume shoqeri jashte marredhenies tuaj. Ai deshiron qe ju mos te keni ku te mbeshteteni, pervecse tek ai. Kjo eshte menyra e tij per te patur kontroll mbi ju dhe nuk eshte aspak gje e mire. 

27- Njeri nga ju ose te dy ka vetevleresim te ulet. Ju me siguri po supozoni se, nje mashkull qe kritikon ne menyre te vazhdueshme apo eshte kontrollues ka nje vetevleresim te larte – ne fakt, eshte e kunderta. Nje mashkull qe ndjen nevojen per t’ju kontrolluar, ndihet i pasigurte mbi faktin nese ju deshironi apo jo te qendroni me te, ndaj ai merr te gjitha masat e nevojshme qe te sigurohet se ju do jeni gjithmone me te, duke u treguar teper kontrollues dhe xheloz. Dhe nese ju keni nje vetevleresim te ulet, atehere ju mund te beheni lehte edhe pre e sjelljeve te mundshme abuzive nga ana e tij. 

Nese ju ndjeni se treguesit e mesiperm pershkruajne lidhjen tuaj, atehere largohuni menjehere nga ajo lidhje. Ju meritoni me shume e me besoni qe, ju do gjeni nje person qe do ju doje e do e doni me shume.

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË