Friday, June 22, 2018

Psiko-Test #2

Mendoni sikur jeni në një pyll apo xhungël. Befas shikoni një kasolle...

1. E shmangni, trokisni në derë apo thjesht hyni brenda?

Mendoni sikur jeni brenda në kasolle...

2. Atje ka 20 qirinj, sa prej tyre do të ndizni?

3. Shikoni një tavolinë. Është rrethore apo katrore?

4. Sa karrige ka rrotull saj?

5. Mbi tavolinë ka një kanë. Prej çfarë materiali është e përbërë?

6. Sa ujë ka brenda në kanë?

Dilni nga kasollja dhe vazhdoni ecjen...

7. Arrini në një ujëvarë shumë të bukur. Sa e vrullshme është ujëvara?

8. Sa mjellma ka pranë ujëvarës?

KUPTIMI I PËRGJIGJEVE:

1. Nëse e shmangni kasollen nuk jeni ende gati për martesë. Nëse trokisni, jeni shumë të kujdesshëm në marrjen e këtij vendimi. Nëse futeni brenda, jeni gati për martesë. 

2. Kjo pyetje ka të bëjë me bujarinë tuaj. Sa më shumë qirinj të ndizni, aq më shumë bujarë jeni. 

3. Tavolina rrethore tregon që jeni elastikë, ndërsa katrorja që jeni këmbëngulës.

4. Karriget tregojnë se sa mikpritës jeni. Sa më shumë, aq më mirë!

5. Ka të bëjë me materialin e zemrës suaj.

6. Masa e ujit tregon dashurinë që keni për partnerin apo partneren.

7. Vrulli i ujëvarës tregon për libidon tuaj, pra energjinë tuaj seksuale.

8. Numri i mjellmave tregon se sa miq të mirë keni.

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË