Saturday, June 13, 2020

Kur je budallaqe, zgjedh gjithmone meshkujt e gabuar per te dashuruar

Kur je budallaqe, zgjedh gjithmone meshkujt e gabuar per te dashuruar. Shume femra mendojne se jane te zgjuara, por thelle-thelle ato nuk e vleresojne realisht veten. Kur nje femer nuk e vlereson realisht veten, ajo perpiqet shume per ta bere nje mashkull per vete. Disa nder shenjat qe nje femer po perpiqet  shume qe te fitoje vemendjen apo simpatine e nje mashkulli perfshijne: 

1- Ajo mundohet t'i tregoje nje mashkulli qe eshte femra e duhur per te gjate takimeve me te. 

2- Ajo mundohet te zgjidhe problemet e meshkujve, edhe kur ata nuk i kane kerkuar ndonjehere ndihme.

3- Ajo flet shume per veten e saj gjate takimeve, apo i merr ne pyetje meshkujt per te mesuar me shume mbi ta. 

4- Ajo mendon se nuk do gjeje nje mashkull me te mire se ai qe po frekuenton, kur nuk e njeh ende mire ate qe po frekuenton.  

5- Asaj i pelqen te tregoje gjate gjithe kohes se sa e mire, e zgjuar apo superiore eshte. 

6- Ajo gjithmone jep shume e merr pak. 

7- Ajo nuk i thote kurre "jo" nje mashkulli. 

8- Ajo perpiqet t'i tregoje nje mashkulli per aftesite, sukseset dhe certifikatat qe ajo ka, kur ende nuk e ka njohur mire ate mashkull. 

9- Ajo e justifikon gjithmone sjelljen e tij te keqe (Mbase u soll ashtu sepse ka qene i lenduar nga lidhja e meparshme, etj, etj).

10- Ajo i ben gjerat gjithmone sipas leverdise se nje mashkulli (Dalin kur do ai, ku do ai, kur i leverdis atij, etj, etj).

11- Ajo e fal nje mashkull shume shpejt kur ai sillet keq. 

12- Ajo gjithmone eshte ne pritje te ndonje komplimenti nga ana e mashkullit. 

Te dashura vajza e gra, a e njihni mire njeriun me te cilin po frekuentoheni? A eshte munduar ai te fitoje vemendjen apo dashurine tuaj, apo ju ua keni dhene kete pa pasur nevoje qe ai te beje ndonje perpjekje? 

Kur nje femer eshte budallaqe, ajo zgjedh meshkujt e gabuar per te dashuruar dhe ka ardhur koha te behesh e vetedijshme per idiotlleqet e tua! Ti nuk je e zgjuar! Nuk dua te them qe je e paafte, apo dicka te ngjashme, por hapi i pare eshte te kuptosh qe nuk je e zgjuar. 

Nje femer e zgjuar nuk investohet kurre emocionaliht tek nje mashkull, pa e njohur mire ate. Ajo nuk le koken pas tij menjehere vetem se ai ka nje ose dy cilesi, qe ne syrin e femres jane shume te mira. Ajo ben te veshtiren e nuk ia var shume atij dhe nuk e tregton lire veten e saj tek nje mashkull qe nuk ben as minimumin per ta bere per vete ate. 

Disa femra, shpeshhere kur njohin dike qe, le te themi ka nje, dy ose disa cilesi te mira, si per shembull; eshte i pashem, i gjate, ka nje pune stabel e te mire, apo eshte i pasur dhe me status te larte socio-ekonomik, ato shpesh investohen menjehere emocionalisht tek keta meshkuj dhe bejne cmos per t'i rene ne sy, duke e zvogeluar shume keshtu vleren e tyre ne syte e meshkujve. 

Eshte shume e rendesishme qe mos ta shesesh zemren tende lire per nje, dy apo disa cilesi qe nje mashkull mund te kete. Eshte shume e rendesishme te kuptosh qe vetem budallaqet dashurohen shpejt, pa i dhene nje mashkulli mundesine qe ai te perpiqet per to. Kur nje mashkull perpiqet qe te joshe nje femer dhe kjo i kerkon mundim, kohe energji dhe shpenzime, automatikisht ne syte e tij, ajo femer behet nje "trofe". Kur ai arrin me ne fund ta joshe ate femer, ndihet fitimtar, me burre, sikur e ka merituar dhe eshte me i predispozuar te investohet emocionalisht dhe ekonomikisht per te. Keto lloje femrash nuk e shesin zemren e tyre lire. Ato kane standarde dhe nuk e tregtojne dashurine e tyre me monedhen e "fjaleve te bukura e romantike". Ato e dine se cfare duan e nuk genjehen kollaj. Ne kete menyre, ato automatikisht fitojne respektin e meshkujve. 

Eshte e rendesishme te theksojme se respekti eshte shume i rendesishem ne nje marredhenie, nese ti pret qe me vone nje mashkull te te marre seriozisht. Meshkujt i ndajne femrat ne dy kategori: Per qejf dhe per seriozisht. Kur nje mashkull e pelqen nje femer, por nuk e respekton ate, ai e sheh ate thjesht sa per shtyrje kohe, per qejf. Kur nje mashkull e pelqen nje femer dhe e respekton ate, ai e sheh ate per seriozisht. 

Qe te fitosh respektin e nje mashkulli, duhet te besh te veshtiren. Duhet ta besh ate te lodhet pak. Duhet ta besh ate te meritoje dashurine tende e jo t'ia japesh direkte, pa patur nevoje qe ai te beje ndonje gje. Qe ta arrish kete, duhet te sillesh si nje femer e veshtire. Por, cfare ben realisht nje femer e veshtire?

1- Ajo ndonjehere eshte e zene e nuk ka kohe ta takoje mashkullin qe i vardiset. 

2- Ajo nuk perpiqet shume te marri vemendjen e tij apo komplimenta nga ai. 

3- Ajo nuk vrapon per t'i kthyer menjehere pergjigje sms-ve te tij. Ndonjehere i kthen pergjigje me vonese. 

4- Ajo nuk i con ftese miqesie e para atij ne rrjetet sociale. 

5- Ajo ndonjehere shikon menjane kur ai flet. 

6- Ajo nuk hapet me detaje per jeten e saj personale. (Ku ishte, cfare beri, cfare hengri e ke takoi).

7- Ajo ndihet rehat me veten e nuk perpiqet shume t'i bjeri nje mashkulli ne sy. 

8- Ajo e fal dashurine me veshtiresi dhe me kalimin e kohes. 

9- Ajo eshte e dashur, por me mase. 

10- Ajo vendos nevojat e deshirat e saj ne plan te pare dhe nuk e thyen kurre qafen nga vrapi per te kenaqur nje mashkull. 

11- Ajo e ben nje mashkull te vrase mendjen se cfare ndjen ajo per ate. 

12- Ajo nuk i toleron karlliqet e meshkujve. Ka tolerance te ulet, e jo me t'i justifikoje ata. 

1 comment:

  1. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË