Thursday, May 21, 2020

10 shenja treguese qe ju nuk dini t'i vendosni kufinj te tjereve

Cfare do te thote "te vendosesh kufinj"? Kufiri eshte pika ku pergjegjesia jote mbaron dhe e tjetrit fillon. Eshte ajo pike qe te ndalon ty te besh per te tjeret gjera qe ata duhet te bejne vete per veten e tyre. Kufiri gjithashtu te ndalon ty te shpetosh te tjeret nga pasojat negative te zgjedhjeve te tyre te gabuara, qe ata duhet te perjetojne ne menyre qe te piqen e rriten menderisht. 

Ndonjehere, te vendosesh kufinj do te thote te duash veten. Te mos besh gjerat sic duan te tjeret nuk do te thote qe ju jeni nje njeri i pashpirt, i pandjeshem apo i keq. Thjesht, do te thote qe ju e doni veten tuaj me shume. 


Nese nuk jeni i bindur nese dini te vendosni apo jo kufinj tek te tjeret, pergjigjuni pyetjeve te meposhtme: 

1- A e keni te veshtire t'i thoni "JO!" gjerave qe nuk deshironi t'i beni apo qe nuk ju duken te drejta?

2- A perpiqeni vazhdimisht te kenaqni apo beni te lumtur te tjeret?

3- A ndiheni shpesh sikur po ju shfrytezojne, perdorin apo nenvleresojne ne nje marredhenie?

4- A ndiheni shpesh te lodhur menderisht e fizikisht nga marrja prsiper e shume puneve apo gjerave?

5- A perpiqeni vazhdimisht t'i "shpetoni" te tjeret nga zgjedhjet e tyre te gabuara?

6- A qendroni ne lidhje ku dashuria eshte e njeanshme, apo ku ndiheni te shkaterruar emocionalisht?

7- A i lejoni njerezit t'iu sillen keq e t'ia hedhin pa pasoja?

8- A ndiheni sikur po beni shume per te tjeret e sikur ata nuk ua shperblejne kurre njesoj?

9- A beheni shpejt i afert me te tjeret, apo i lejoni te tjeret te behen shpejt te afert me ju?

10- A ju mungon respekti per privatesine e te tjereve, keni veshtiresi te ruani nje sekret, apo ndani me te tjeret shume gjera?

Nese i jeni pergjigjur me "PO" disa nga pyetjeve te mesiperme, atehere kjo tregon qe ju keni veshtiresi te vendosni kufinj tek te tjeret. 


Me poshte renditen 10 shenja treguese qe ju nuk dini t'i vendosni kufinj te tjereve: 

1- Ju nuk e mbroni veten kur te tjeret ju keqtrajtojne. Ju nuk i tregoni vendin te tjereve kur e meritojne. 

2- Ti u jep te tjereve shume kohe nga jeta jote. 

3- Ju bini dakord me te tjeret edhe kur nuk jeni dakord. 

4- Ju ndiheni fajtor/e kur i kushton rendesi apo kohe vetes tuaj e jo te tjereve. 

5- Ju ndiheni i/e nenvleresuar nga te tjeret. 

6- Ju shpesh keni marredhenie toksike me te tjeret (marredhenie ne te cilat ndiheni i/e rene moralisht, keq, i/e pavlefshme, qe ju shkaktojne trishtim, qe nuk ju bejne te lumtur, etj)

7- Ju shpeshhere shqetesoheni se cfare do te mendojne te tjeret per ju. 

8- Ju i jepni shume detaje te tjereve mbi jeten tuaj. 

9- Ju shpeshhere ndiheni te viktimizuar. 

10- Ju gjithmone terhiqeni nga njerez dominues apo kontrollues.


Me poshte do te gjeni, 10 tregues qe ju dini si te vendosni kufinj tek te tjeret e te krijoni marredhenie te shendetshme: 

1- Dini te thoni "JO" pa u ndjere keq, apo ne faj. 

2- Ju e kerkoni hapur e me siguri se cfare deshironi apo keni nevoje. 

3- Ju kujdeseni shume per veten. 

4- Ju thoni "PO" kur keni deshire e jo sepse ndiheni te detyruar, apo per te kenaqur te tjeret. 

5- Ju silleni konform vlerave dhe besimeve tuaja dhe nuk beni gjera qe nuk ju bejne te ndiheni rehat me veten tuaj. 

6- Ju i shprehni pa frike emocionet e veshira per t'u shprehur dhe nuk keni frike nga perballjet apo debatet. 

7- Ju i ndiqni endrrat tuaja, pavaresisht suportit te te tjereve, si dhe e rrethoni veten me njerez qe i mbeshtesin endrrat tuaja. 

8- Ju nuk ndiheni pergjegjes per lumturine e te tjereve. 

9- Ju kuptoni qe lumturia eshte ne doren tuaj dhe merrni pergjegjesi per kete. 

10- Ju e dini kush jeni, cfare deshironi, cfare besoni e cfare nuk toleroni. 

1 comment:

  1. Emri im është Daniela, dua të falënderoj Dr Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar vëllain tim me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasje. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mirënjohës, kështu që marr kohën time për të lënë këtë koment siç i premtova Dr. Ellen për të ndarë këtë dëshmi. Për ata që kanë një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Shërbimi i tij përfshin gjithashtu
    1. Magjitë për të fituar llotarinë
    2. Magjitë rikthejnë ish të dashurin tuaj
    3. Magjitë për të ndaluar divorcin
    4. Shërimi i menjëhershëm i HIV/AIDS
    5. Shërimi i kancerit
    6. Magjitë e dashurisë
    7. Magjitë e pajtimit
    8. magjitë e lindjes dhe zgjidhjet për infertilitetin etj.
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete

ARTIKUJ TE TJERË