Thursday, January 24, 2019

60 pyetje qe masin perputhshmerine ne çift

1- Je tip qe shpenzon shume, apo tip qe kursen shume?
2- Cila eshte ajo gje qe eshte absolutisht e pafalshme per ty ne nje lidhje?
3- Cfare vlereson me shume: lumturine, apo suksesin?
4- Cfare do te konsideroje tradheti ne nje lidhje?
5- Cila eshte cilesia me e mire qe nje person mund te kete?
6- Cili eshte vesi me i keq qe nje person mund te kete?
7- Cilat aktivitete te bejne te jesh me vetvetja?
8- A eshte gjithmone gje e keqe genjeshtra?
9- Cila eshte gjeja me e merzitshme qe ciftet bejne ne rrjetet sociale?
10- Cila eshte ajo gje qe ben edhe femrat/meshkujt me te bukur/a te duken jo terheqes/e?
11- A mendon se eshte me mire te bashkejetosh ca kohe me dike para fejeses, apo marteses?
12- Cila eshte ajo gje qe prinderit te kane mesuar ty dhe qe ti do te doje t'ia mesoje femijeve te tu?
13- Cila eshte keshilla me e mire qe ke marre?
14- A te pelqejne femijet? Nese po, sa femije do te pelqente te kishe?
15- Te pelqen me shume jeta ne qytet apo ne fshat?
16- Cila eshte ajo gje qe ti s'do ta lejoje kurre dike qe te ta bente?
17- Cilat jane pushimet e tua ideale ne cift?
18- Si mendon se duhet t'i ndaje nje cift pergjegjesite financiare ne shtepi?
19- Pas lindjes se femijeve, do te pelqente qe gruaja jote te punonte, apo te merrej vetem me rritjen e femijeve dhe shtepine?
20- Sipas teje, pse divorcohen kaq shume cifte sot?
21- Si e perballon merzitjen zakonisht? Te pelqen te qendrosh vetem, apo te flasesh me nje person te dashur?
22- Si do te pelqente te ishte jeta jote pas 10 vitesh?
23- Si do t'i pershkruaje marredheniet e tua me nenen tende?
24- Je me shume ekstrovert, apo introvert?
25- Zakonisht, ti ndjek zemren apo mendjen?
26- Fal lehte, apo mban inat gjate?
27- A mendon se ciftet duhet te jene 100% te hapur me njeri-tjetrin ne cdo gje?
28- Ku do te pelqente te jetoje, nese do mund te jetoje ne cilindo vend ne bote?
29- A mendon se mund te mbetesh shok/shoqe me nje ish?
30- A beson ne "shpirtin binjak"?
31- Parapelqen me shume te dalesh ne fundjave, apo te qendrosh ne shtepi?
32- Parapelqen me shume t'i planifikosh gjerat, apo t'i marresh gjerat si te vijne?
33- Parapelqen me shume te shohesh nje film ne kinema, apo ne shtepi?
34- Parapelqen me shume te dalesh me familjen, apo me shoqerine?
35- Parapelqen me shume dreken ose darken ne shtepi, apo ne restorant?
36- C'mendim ke per rrjetet sociale?
37- Je zakonisht nje person qe zgjohesh heret ne mengjes, apo tip qe qendron zgjuar deri vone?
38- Si reagon ndaj kritikave zakonisht?
39- Parapelqen dhuratat e shtrenjta, apo ato sentimentale?
40- Si reagon ndaj gjerave qe te nevrikosin jashtemase?
41- A mendon se ciftet duhet ta ndajne passwordin e rrjeteve sociale me njeri-tjetrin?
42- Cili eshte zhanri i filmave qe parapelqen me shume?
43- A ke vuajtur ndonjehere me pare nga depresioni ose ankthi?
44- A do qendroje me nje person qe nuk ndan te njejtat pikepamje politike me ty?
45- A mendon se meshkujt dhe femrat mund te jene thjesht miq me njeri-tjetrin?
46- Sa e rendesishme eshte feja dhe besimi ne jeten tende?
47- Cfare mendimi ke mbi martesen?
48- Je tip qe mund te flasesh me lirshmeri mbi nevojat dhe deshirat e tua seksuale?
49- Mendon se tipat e kundert, apo njerezit qe kane shume gjera te perbashketa, shkojne me mire?
50- Cila mendon se eshte gjeja me e rendesishme qe nje marredhenie te shkoje sa me mire?
51- Me pershkruaj si do te ishte burri/gruaja jote ideale?
52- Do preferoje me shume nje partner/e te bukur, apo nje partner/e te zgjuar?
53- Cila eshte fantazia jote me e fshehte seksuale, qe do te deshiroje te provoje me mua?
54- Cfare lloj prindi mendon se do te ishe?
55- Kur mendon se nje person eshte gati per martese?
56- Sa e rendesishme eshte per ty qe une te shkoj mire me familjen tende e miqte e tu?
57- Sa here duhet te flase nje cift ne telefon sipas teje ne nje dite?
58- Je natyre xheloze? Nese po, e fsheh, apo e mban perbrenda xhelozine?
59- A je i gatshem te sakrifikosh lumturine tende personale, per te miren e marredhenies se perbashket ne cift?
60- Mendon se nje cift duhet te jetojne vecmas, apo bashke me prinderit e partnerit?

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË