►
Në këtë moment, ekzistojnë 40-42 milion prostituta në rang botëror. 8 milion
prej tyre janë meshkuj. 1-2 milion e tyre jetojnë në SHBA.
►
Është e ligjshme ose e rregulluar me ligj në 22 vende të botës.
►
Studimet tregojnë se 1 në 10 meshkuj në botë, kanë shkuar të paktën një herë në
jetën e tyre me një prostitutë. Në Kinë raporti është 1 në 4 meshkuj. Ndërsa në
Kore, 1 në 5.
►
Vëzhgimet tregojnë se, 2 në 5 burra paguajnë për shërbime që kurrë nuk i
marrin.
► 70-95%
e prostitutave përjetojnë të paktën njëherë sulme fizike gjatë kohës që
përpiqen të prostituojnë.
► 80%
e popullatës së prostitutave në rang botëror janë vajza të moshës 13-25 vjec.
►
Në Amerikë, rreth 80.000 persona arrestohen çdo ditë pasi kanë kërkuar seks në
këmbim të parave. Nga këto arrestime, 70% janë femra; 20% janë meshkuj dhe 10%
janë klientë.
► 90%
e tyre janë të varura nga një tutor.
►
2.5 milion viktima janë aktualisht duke u trafikuar. 2 në 3 prej tyre merren
nga Europa Lindore.
►
Pjesa më e madhe e demografisë së klientëve të tyre përbëhet nga burra të
moshës 35-44 vjeç, nga të cilët 78% e tyre janë ose të martuar ose
shkojnë të shoqëruar me një vajzë ose grua dhe vajzat që punojnë si prostitute,
përdhunohen mesatarisht 8-10 herë në vit. Edhe në vendet ku prostitucioni
është i ligjshëm, prostitutat dhunohen për vdekje si në vendet ku është e
paligjshme.
►
Mesatarja e çmimit të një prostitute në Afrikën e Jugut, për një orë, është 1
dollar dhe 1 në 2 prej tyre janë të infektuara nga Hiv/Aids.
►
25 dollarë është shuma që një prostitute në Çikago merr për një orë.
►
10.000 dollarë është çmimi për një orë e prostitutave amerikane “High Class
Escorts”.
►
Ish guvernatori i New York-ut, Eliot Spitzer i paguante eskortat 5555 dollarë
për orë.
►
90% e prostitutave të New York-ut kanë qenë të detyruara të heqin dorë, të
paktën nga një fëmije për t’ia lënë atë Shërbimeve të Kujdesit
të Fëmijëve.
►
Rreth 60% e prostitutave pohojnë se për to njerëzit më të urryer janë
pikërisht, policët.
► 80%
e tyre përdhunohen të paktën një herë gjatë kohës që punojnë si prostitute.
►
Mesatarja e vrasjeve për një prostitutë amerikane është 204 për çdo 100.000 raste,
duke e bërë punën më të rrezikshme në Amerikë.
►
Studime të vazhdueshme raportojnë se, mbi 80% e prostitutave shprehen se do të
dëshironin t’i largoheshin rrugës së prostitucionit, por e shohin këtë gjë, si
të pamundur.
►
60% e fëmijëve të raportuar të humbur si rezultat i ikjes së tyre nga
shtëpia, janë përfshirë të paktën një herë në
prostitucion në një periudhë të caktuar të jetës së tyre për të
mbijetuar.
►
72% e meshkujve mendojnë se, janë më të sigurtë nga infektimi, nga
Hiv/Aids, nëse shkojnë me prostituta të reja.
►
Prostitutat kanë një prevalencë të lartë të sëmundjeve seksualisht të
transmetueshme. Një studim në Minneapolis, Minnesota zbuloi se vetëm
15% e prostitutave, që kishin prostituuar për të paktën 6 muaj, kishin një SST
(sëmundje seksualisht të transmetueshme). Në këtë rezultat nuk përfshihej
Hiv/Aids.
No comments:
Post a Comment