1. Kur ndiheni më mire?
a) Në mëngjes.
b) Pasdite dhe para
mbrëmjes.
c) Natën vonë.
2. Kur ecni,
ecni...?
a) Shumë shpejt, me
hapa të gjatë.
b) Relativisht
shpejt, me hapa të vegjël.
c) Jo edhe aq
shpejt, me kokën drejt, duke shikuar përpara.
d) Jo edhe aq
shpejt, kokulur.
e) Shumë ngadalë.
3. Kur flisni me
njerëz?
a) Qëndroni
duarkryq.
b) Shtrëngoni duart.
c) Njërën ose të dy
duart i mbani mbi ije.
d) Prekni ose
shtyni personin me të cilin flisni.
e) Luani me veshin
tuaj, prekni mjekrën ose lëmoni flokët.
4. Kur pushoni,
uleni...?
a) Gjunjë të
mbledhur, vendosni këmbët njëra mbi tjetrën.
b) Këmbëkryq.
c) Këmbët i mbani
të shtrira barabartë.
d) Njërën këmbë të
shtrirë, tjetra nën të.
5. Kur diçka me të
vërtetë ju zbavit, reagoni
a) Duke qeshur me
zë të lartë.
b) Buzëqeshje të
qetë.
c) Me një të qeshur
të turpshme.
6. Kur shkoni për
pije apo në ndonjë tubim shoqëror...?
a) Jeni të zëshëm
gjatë ardhjes, kështu që secili ju vëren.
b) Vini të
pavërejtur dhe shikoni përreth duke kërkuar njerëzit që i njeh.
c) Jeni të
pavërejtur dhe kujdeseni që ashtu të mbetet.
7. Jeni të
përqendruar në diçka, jeni me punë, dikush ju ndërpret, a jeni?
a) Të lumtur shkaku
i ndërprerjes.
b) Jeni të
nervozuar pa masë.
c) Jeni në mes.
8. Cila prej ngjyrave
ju pëlqen?
a) E kuqe apo e
portokalltë.
b) E zezë.
c) E verdhë ose e
kaltër e ndezur.
d) E gjelbra.
e) E kaltër e
mbylltë apo rozë.
f) E bardhë.
g) Ngjyrë hiri.
9. Ndersa jeni në
shtrat, disa çaste para se të flini?
a) Rrini të shtrirë
në shpinë.
b) I shtrirë në
bark.
c) Qëndroni në
njërin krah.
d) Kokën e keni
vendosur në njërën dorë.
e) Kokën e keni të
vendosur nën çarçaf.
10. Shpesh
ëndërroni se...?
a) Rrëzoheni.
b) Rriheni ose
luftoni.
c) Kërkoni dikë apo
diçka.
d) Që fluturoni e
më pas rrëzoheni.
e) Kryesisht nuk
ëndërroni.
f) Endrrat
gjithmonë janë të këndshme për ju.
REZULTATET E TESTIT:
1. (a) 2 (b) 4 (c) 6
2. (a) 6 (b) 4 (c)
7 (d) 2 (e) 1
3. (a) 4 (b) 2 (c)
5 (d) 7 (e) 6
4. (a) 4 (b) 6 (c)
2 (d) 1
5. (a) 6 (b) 4 (c) 2
6. (a) 6 (b) 4 (c) 2
7. (a) 6 (b) 2 (c) 4
8. (a) 6 (b) 7 (c)
5 (d) 4 (e) 3 (f) 2 (g) 1
9. (a) 7 (b) 6 (c)
4 (d) 2 (e) 1
10. (a) 4 (b) 2 (c)
3 (d) 5 (e) 6 (f) 1
Më tepër se 60 pikë:
Të tjerët ju shohin
si person me të cilin duhet pasur kujdes, ngase jeni person dominues. Disa iu
kanë lakmi dhe kanë dëshirë të jenë si ju, por nuk kanë shumë besim tek ju dhe
nuk dëshirojnë të futen në marrëdhënie më të thella.
51 deri 60 pikë: Të
tjerët ju shohin si person interesant, me temperament eksplodues, si një lider
natyral që shumë shpejt sjell vendime, edhe pse jo gjithmonë të drejta. Ju
konsiderojnë si njeri të guximshëm, të prirë për aventurë. Të tjerët kënaqen në
shoqërinë tuaj, për shkak të ngazëllimit që shkaktoni.
41 deri 50 pikë: Të
tjerët ju shohin si person direkt, të gjallë, sharmant, argëtues dhe praktik,
që gjithmonë është në qendër të vëmendjes, por që kjo nuk e bën t’i rritet
mendja. Po ashtu, të tjerët iu konsiderojnë të sjellshëm, plot mirëkuptim dhe
gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
31 deri 40 pikë: Të
tjerët iu shohin si person të arsyeshëm, të vëmendshëm dhe praktik, të mençur,
të talentuar, por modest. Nuk jeni njeri që krijon miqësi shpejt, por jeni
shumë besnikë ndaj miqve që keni. Ata që ju njohin e dinë se ju duhet shumëçka
që ta humbni besimin te miqtë, por kur ta humbni besimin, po ashtu duhet tepër
shumë, që të jeni në gjendje të falni.
21 deri 30 pika:
Miqtë ju konsiderojnë person të ndërgjegjshëm dhe pedant. Ju shohin si person
të vëmendshëm, si dikë që punon qetë dhe me kujdes. Ata do të befasoheshin
sikur ju të reagonit me impulsivitet, meqë nga ju presin që çdo gjë ta
analizoni mirë e mirë.
Më pak se 21 pikë:
Të tjerët ju konsiderojnë të turpshëm, nervoz, person të pavendosur, i cili
gjithmonë kërkon që të tjerët të vendosin dhe i cili nuk dëshiron që të
përzihet në asgjë. Për të tjerët ju jeni një person vazhdimisht i shqetësuar, i
cili sheh probleme që nuk ekzistojnë fare. Disa të tjerë ju konsiderojnë të
mërzitshëm. Vetëm ata që ju njohin mirë, e dinë se ju nuk jeni i tillë.
Wednesday, June 6, 2018
Çfare personi jeni?
Labels:
PSIKO-TEST
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
ARTIKUJ TE TJERË
-
Mbase ju deshironi t'i tregoni ishit tuaj qe s'iu plas me per te. Mbase ju jeni ne nje lidhje ku i dashuri ju trajton sikur t'iu...
-
Mesazhet jane bere nje pjese shume e rendesishme e komunikimit ne ditet e sotme dhe si cdo lloj komunikimi, edhe ky ka nje etike qe duhet st...
-
Ti pelqen njerin, por ai nuk ndjen te njejten gje per ty. Te lendon kjo gje dhe nuk mund te rrish pa e marre si personale. Cfare kam une man...
-
A ju ka ndodhur ndonjehere te keni njohur meshkuj, sjellja e te cileve t'iu jete dukur jashtetokesore ose pa lidhje? Te mendoni se pse d...
-
Mjaft hengre thonjte, po lexo kete. Nese ti nuk e ke stresuar ndonjehere keq fare veten se pse djali qe ti ke qejf nuk po te kthen pergji...
-
Ne themi vazhdimisht se, nuk ka asgje te keqe nese nje vajze e merr vete e para iniciativen me nje mashkull - ta ftoje e para per kafe, t...
-
Gjerat midis teje dhe partnerit tend po shkojne shume mire, madje po shkojne super! Kur ju mendoni per te ardhmen, e perfytyroni veten si gr...
-
Deshiron te dish nese mashkulli me te cilin po takohesh te sheh per dicka me afatgjate, apo thjesht per dicka te perkohshme? Perpara se te t...
-
A iu ka ndodhur ndonjehere qe nje mashkull te humbase totalisht interesin per ju pas heres tuaj te pare? Nese pergjigja eshte po dhe ju ndje...
-
Ai po sillet paksa ndryshe, po ju nuk po arrini ta gjeni shkakun e ketij ndryshimi. Dicka nuk shkon. Ju e ndjeni, por nuk dini te thoni me s...
No comments:
Post a Comment