Sunday, June 3, 2018

3 arsye pse jeni ende beqare

Cdo vajze i vjen nje moment ne jete ku mendon: A ekziston ndonje burre per mua ne kete bote, apo jam une problemi? 

Te jesh beqare nuk eshte nje mallkim (madje, ka shume ane pozitive), por kjo nuk eshte pikerisht gjeja qe njerezit aspirojne me shume ne jete. Ka kohe kur ne e ndjejme qe duam te rrime vetem e mos te ngaterrohemi me asnje, por ka edhe kohe kur ne e ndjejme veten gati per te njohur dike te vecante e per t’iu perkushtuar definitivisht nje personi. 

Qe te zgjidhesh nje problem, si fillim duhet ta identifikosh ate. Me poshte do renditen 3 arsyet kryesore (dhe me te mundshme), se pse ti je ende beqare: 

Arsyeja #1: Je shume e deshperuar per nje lidhje. Nuk ka menyre me te shpejte per te larguar nje mashkull sesa te kesh nevoje gjate gjithe kohes per te. Te duash nje mashkull dhe te kesh nevoje per te, nuk jane e njejta gje. Ne kete rast, ‘deshperimi’ eshte nje gjendje mendore ne te cilen ti ndihesh e paplotesuar, ose ndjen nje boshllek emocional kur nuk je ne nje marredhenie me nje mashkull. Kete boshllek ti mundohesh ta mbushesh me ane te nje lidhjeje dhe me vleresimin apo dashurine qe prêt te marresh nga kjo lidhje. Shume femra e ngaterrojne kete gje dhe e perceptojne si fobi te meshkujve nga perkushtimi ne nje marredhenie. Kjo nuk eshte e vertete. Nje mashkull do i perkushtohej shume lehte e seriozisht nje marredhenieje me nje grua qe e do dhe e vlereson ate per ate qe eshte. Por, njekohesisht, nje mashkull do largohej sa hap e mbyll syte nga nje femer qe sheh tek ai mundesine per t’u ndjere me mire me veten e saj, apo per te mbushur boshllekun qe ka me veten e saj. 

‘Deshperimi’ zakonisht vjen nga mungesa e vetebesimit apo nje vetevleresim i ulet i vetes. Ti mendon se dicka i mungon jetes tende dhe se nje lidhje eshte kura. Por, nese ishe e palumtur para lidhjes, shanset jane qe do jesh e palumtur edhe gjate lidhjes. Ne vend qe te te vije keq per veten qe je ende beqare, puno me marredhenien qe ke me veten tende, te ndihesh sa me mire me veten e qe te dukesh sa me mire. Vetem duke u ndjere e plote me veten, do arrish te gjesh lumturine dhe me personat e tjere. Mos harro qe, shpesh, marredheniet jo harmoike qe kemi me te tjeret jane ne te vertete tregues i dis'harmonive qe kemi brenda vetes tone. 

Arsyeja #2: Je shume perzgjedhese dhe e veshtire per t’u kenaqur. Shumica e femrave jane zakonisht ose njeri ekstrem, ose tjetri: te deshperuara dhe te gatshme per te toleruar cdo gje vetem qe te qendrojne me nje mashkull, ose shume perzgjedhese dhe qe s’bejne kompromis me asgje, pervec asaj qe ato enderrojne. Ne kohet e sotme, ne jemi ekspozuar vazhdimisht ndaj shume filmave e historive, te cilat na kane zhvilluar nje ide jorealiste te dashurise. Ne kemi nje ide se si duhet te jete dashuria, por jo si eshte ne te vertete. Ne jemi rritur me idene qe, dashuria e vertete kalon cdo veshtiresi, por ne te vertete, vetem dashuria nuk mjafton per nje lidhje te mire e te shendetshme. Ne fund te fundit, shume cifte te divorcuara e kane dashur njeri-tjetrin ne nje pike te caktuar te jetes, keshtu qe, vetem dashuria nuk mjafton. 

Ne duam te provojme nje dashuri te madhe pasionante qe te na beje te na prehen gjunjet dhe te na beje te ndihemi me euforike e te gjalle. Nese ne nuk e ndjejme kete emocion dhe intensitet ne takimet e para, ne do e eleminojme ate mashkull nga lista jone dhe do themi qe, "s’kishte kimi mes nesh", "s'ishte tipi im", etj, etj. Por, e verteta eshte qe shpeshhere, marredheniet me te mira e harmonike nuk jane ato qe nisin me fishekzjarre apo me flutura ne stomak, por ato qe duken te merzitshme ne fillim, por qe te krijojne ndjesine e sigurise dhe harmonise gjate qendrimit ne to. 

Pervec kesaj, nje problem tjeter eshte qe shume vajza kane zhvilluar idene: “ose mire fare, ose hic” dhe si rezultat, ato nuk i japin mundesi shume djemve qe mund te kene nje potencial te jashtezakonshem, por qe digjen si raste prej tyre, per shkak te ndonje te mete siperfaqesore. Sa me shume ato qendrojne beqare, aq me shume perkeqesohen gjerat, sepse ato mendojne: “Kam pritur kaq gjate per te takuar ate te duhurin dhe nuk kam ndermend te bej kompromise tani me ndonje qe s’eshte si ai qe deshiroj”. Sigurisht qe eshte shume mire te kesh standarde dhe te kesh nje ide te mashkullit me te cilin do te kalosh jeten, por eshte gjithashtu e rendesishme qe te jesh dhe pak fleksibel dhe te kuptosh qe jo gjithmone mund te marresh ate qe deshiron dhe kjo nuk do te thote qe ju po beni nje kompromis me veten. 

Mbase juve s’iu pelqen puna e tij, mbase juve s’iu pelqen menyra se si ai vishet, mbase ju mendoni se hobet e tij jane vk. Te gjitha keto mund te jene te verteta, por eshte gjithashtu e rendesishme qe ju te kuptoni qe te gjitha keto gjera nuk tregojne se kush eshte ai ne thelb. Ne te tilla raste, do benit mire te benit nje liste te disa cilesive te panegociueshme qe duhet te kete partneri juaj i ardhshem (dhe ketu mos fusni modelin e flokeve apo ngjyren e syve). Gjithashtu, kur dilni me nje mashkull e nuk e keni ate ndjesine e kimise qe thoni, mos e eleminoni ate menjehere nga lista juaj. Jepini dhe nje mundesi... vetem ne rast se ka dicka tek ai qe per ju eshte totalisht e panegociueshme.  Shume femra jane shume te shpejta per t’i vene vizen nje mashkulli. Megjithate, une kam nje liste plot me njerez qe dolen ne ca takime te para ‘vari lesht’, por qe me pas u martuan me njeri-tjetrin. Kushedi si do u kishte shkuar jeta po mos t’ua jepnin atyre djemve edhe nje mundesi te dyte. 

Arsyeja #3: Ju keni nje sistem negativ filtrimi. Nje sistem negativ filtrimi i ben marredheniet tuaja te deshtojne qe pa nisur ende. Ky sistem zakonisht formesohet nga eksperincat tona te shkuara dhe bazohet kryesisht ne interesat, deshirat, apo frikerat tona. Per shembull; kur ju keni frike nga braktisja, ju do perfundoni e braktisur. Shume njerez mund t’iu thone se sa e mrekullueshme apo terheqese jeni, por asnje nga keto s’do ua heqe idene nga koka se ata mund t’iu braktisin nje dite. Nese ti beson se meshkujt qe ti deshironm nuk do te deshirojne kurresesi, ju do gjeni nje justifikim per kete frike. Ne momentin qe ju e pranoni kete besim ne vetvete, ju sapo krijuat nje profeci-vetepermbushese. Ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme, ti do sillesh vete ne nje menyre te tille qe do t’i largosh vete meshkujt, duke ushqyer keshtu edhe me shume friken tende. Nese ti gjate gjithe kohes ke frike se i dashuri jot nuk do te propozoje kurre per fejese apo martese, ti do i injorosh te gjitha sjelljet e tij kur ai tregon perkushtim dhe do fokusohesh vetem tek sjelljet e tij qe tregojne qe s’do perkushtohet. Frika jote do manifestohet ne menyre te tille qe, ju do beheni me e ngjitur dhe e varur ne marredhenie, ose duke qene vigjilente gjate gjithe kohes per fundin e pritshem te marredhenies, gje qe si rrjedhoje do te sjelle shkaterrimin e kesaj marredhenieje. 

Te gjithe jemi te programuar per ta pare boten ne menyre subjektive. Realiteti yne nuk eshte objektiv. Ai eshte i formesuar nga gjerat qe na ndodhin dhe nga menyra se si ne i interpretojme keto gjera.

 

No comments:

Post a Comment

ARTIKUJ TE TJERË